TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gërvalla: Haradinaj gjeneral i vetëshpallur – OVL-UÇK: Turpi më i madh në fushatë, për një grusht vota

Gjatë fjalimit të mbajtur në Deçan në kuadër të ditës së 16 të fushatës zgjedhore, kryediplomatja, Donika Gërvalla – Schwarz, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, e quajti si gjeneral të vetëshpallur. Kjo ka nxitur reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës të cilët thonë se Gërvalla – Schwarz duhet të kërkoj falje për deklaratë.

nga Fidan Zejnullahu
27 Janar, 2025
5
A A
Gërvalla: Haradinaj gjeneral i vetëshpallur – OVL-UÇK: Turpi më i madh në fushatë, për një grusht vota

Fjalë të mëdha pati për vendlindjen e babait.

“Sa herë vij këtu në Dubovik, më duket babain e mixhallarët e mi duke kënduar e kuvenduar nën hijen e pemëve”, ka thënë ministrja, Donika Gërvalla-Schwarz.

Por, këto epitete ish-kryediplomatja e Kosovës, nuk i pati për një tjetër figurë të shquar të luftës së fundit në Kosovë.

“Heroi i Qakorrit, Kosova në NATO nuk hyn me gjeneral të vetëshpallur”, ka thënë ajo.

E të papranueshme këtë gjuhë kundër ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, po e cilësojnë në Organizatën e Veteranëve të Luftës.

“Rasti i fundit që ndodhi me ish-kryeministrin apo gjeneralin Haradinaj, që është një turp i madh të fyhet kjo familje, kur ne e dimë që i ka dy anëtar të vrarë dhe me 24 mars të vitit 1998, e tërë familja kanë qenë në luftë me çetnikët serb në Gllogjan. E sot të çohet Donika Gërvalla t’i fyej gjeneralin Ramush Haradinaj, ky është turpi më i madh në fushatë, për një grusht vota. 3:08 Është mirë me dal me sqarua këtë deklaratë, me dal me bë një kërkim falje para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Por, ne Donikën e njohim, është kjo që ka deponuar dokumentacione në Serbi, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

E analistët politik thonë se  përdorimi i një gjuhë e tillë kundër kundërshtarëve politik, nuk i bën dobi askujt.

“Kjo nuk i bën nder asnjë shqiptari, veçmas dikujt që ka bartur përgjegjësi shtetërore, siç është ministresh e punëve të jashtme dhe zv/kryeministrja. Ajo dhe secili njeri tjetër që ka pasur pushtet, gjatë fushatës elektorale duhet t’u tregojnë qytetarëve se çfarë kanë bërë gjatë këtyre katër viteve dhe çfarë iu ofron qytetarëve. Por, nëse mendon që këta komandant do duhej të shpalleshin dhe kush do duhej t’i shpallte, nuk do të ishte dëshmor as babai i saj, as Adem Jashari dhe shumica e këtyre dëshmoreve. Këta i kanë shpallur komandantë e gjeneral, shokët e luftës“, ka deklaruar analisti politik, Ali Sefaj.

E emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk po mungon as në këtë fushatë zgjedhore.

Për këtë arsye po kërkohet që të sa më shpejt të ketë një ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës.

„Pse e përdorin emrin e UCK-së neve nuk na pengon, gjithmonë flas kur përdoret për të mirë, sepse ne i kemi pjesëtarët e UÇK-së në të gjitha partitë politike, por kur përdoret emri i UÇK-së për me na fye, me na shajtë, nuk është mirë, sepse kjo bëhet në mungesë të ligjit, sepse s’ka ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës“, ka deklaruar Gucati.

“Në rast se kjo përdoret si vlerë për të promovuar të mira brenda shoqërisë dhe unitet dhe për të garantuar që secili subjekt në rast fitoreje, do ta ngrit në një piedestal më të lartë dhe do ta nxjerr ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës, do të ishte e mirëseardhur. Por nëse përdoret vetëm për vota apo përfitime të ndonjë grupi të caktuar, edhe nëse ata kanë qenë pjesë e UCK-së, nuk do të ishte e drejtë”, ka deklaruar Sefaj.

Ndryshe, fushata zgjedhore do të zgjas deri 8 shkurt, ndërsa një ditë më pas do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Opozita italiane marshon me sloganin: “Ndaloni masakrën në Gaza, jepni fund bashkëfajësisë”

Opozita italiane marshon me sloganin: “Ndaloni masakrën në Gaza, jepni fund bashkëfajësisë”

Trump paralajmëron Musk për “pasoja të rënda” nëse financon demokratët

Trump paralajmëron Musk për “pasoja të rënda” nëse financon demokratët

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X