TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gërvalla feston 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Hamburg

by teve1
4 javë ago
0
A A
Gërvalla feston 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Hamburg

Ministrja e Drejtësisë dhe Zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nën organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Hamburg është kremtuar 18-vjetori i pavarësisë së Kosovo.

Sipas saj, mbrëmja festive mblodhi përfaqësues të strukturave politike, kulturore dhe shoqërore gjermane, trupin diplomatik, bashkatdhetarë dhe mysafirë gjermanë, duke marrë dimensionin e partneritetit dhe respektit të ndërsjellë që lidh ngushtë Kosovën me Germany.

“Nën organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Hamburg, e kremtuam ditëlindjen e 18-të të Kosovës. Me interpretime të jashtëzakonshme, e emocione të thella, e mes përfaqësuesve të strukturave politike, kulturore dhe shoqërore gjermane, trupit diplomatik, bashkatdhetarëve tanë dhe mysafirëve gjermanë, kjo mbrëmje mori dimensionin e partneritetit dhe respektit të ndërsjellë që lidh ngushtë Kosovën me Gjermaninë.Arti i dha shpirt kësaj mbrëmjeje. Me interpretimin brilant të mezzo-sopranos, znj. Flaka Goranci dhe pianistes znj. Elda Laro, si dhe me elegancën skenike të artistëve të Trupës së Baletit Kombëtar, znj. Luljeta Ademi dhe z. Fisnik Smani, kultura jonë u bë gjuha më e fuqishme e diplomacisë sonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka falënderuar Konsullin e Republikës së Kosovës në Hamburg, Mizbah Mustafa dhe stafin e Konsullatës për organizimin, si dhe komunitetin shqiptar në Hamburg për pjesëmarrjen dhe mbështetjen.

“Konsulli i Republikës së Kosovës në Hamburg, z. Mizbah Mustafa dhe stafi i Konsullatës i dhanë kësaj mbrëmjeje nivelin dhe përmbajtjen dinjitoze që meritonte, me ç’rast i falënderoj përzemërsisht për organizimin e shkëlqyer. Falënderoj nga zemra edhe komunitetin e gjerë shqiptar në Hamburg që mbrëmë festoi me ne. Prania juaj, gëzimi, energjia dhe dashnia e dhënë na bënë këtë përvjetor edhe më të ngrohtë”, ka shtuar ajo.

Në mesazhin e saj, Gërvalla ka theksuar se sot Kosova është një histori suksesi në shtetndërtim dhe një aleat i besueshëm që po ecën përpara, duke forcuar sovranitetin dhe besimin në të ardhmen euroatlantike.

“Sot, Kosova është më shumë se një histori suksesi shtetndërtimi, është aleat i besueshëm që po ecë përpara e pathyeshme, e pandalshme, e bashkuar dhe e vendosur, me miqtë dhe aleatët e saj, duke forcuar çdo ditë sovranitetin dhe besimin tek e ardhmja e saj euroatlantike. Gëzuar ditën tënde, dhe ditëlindjen e 18-të, Kosovë, shteti i lirë, i pavarur dhe demokratik, por njëkohësisht shteti më i ri në Evropë”, ka përfunduar ajo./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

I akuzuari për Banjskën: Uniformën e kisha dhuratë nga një shok

I akuzuari për Banjskën: Uniformën e kisha dhuratë nga një shok

Policia e shpall në kërkim të dyshuarin për grabitje, hoqi maskën pas aktit

Policia e shpall në kërkim të dyshuarin për grabitje, hoqi maskën pas aktit

Konfirmohet një rast i sëmundjeve infektive te gjedhët në Viti

Konfirmohet një rast i sëmundjeve infektive te gjedhët në Viti

Në faljen e Bajramit, thirrje për ruajtjen e familjes

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Alban Dragusha zyrtarizohet si trajner i ri i Prishtinës

Alban Dragusha zyrtarizohet si trajner i ri i Prishtinës

Finale kosovare në Ligën Unike

Finale kosovare në Ligën Unike

I akuzuari për Banjskën: Uniformën e kisha dhuratë nga një shok

I akuzuari për Banjskën: Uniformën e kisha dhuratë nga një shok

Izraeli thotë se ka vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Izraeli thotë se ka vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, Kurti e quan çast historik

Vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, Kurti e quan çast historik

Irani ekzekuton një person me akuzën e spiunazhit për Izraelin

Irani ekzekuton një person me akuzën e spiunazhit për Izraelin

Sherr me zëvendëstrajnerin serb të Interit, shfaqen pamjet ku Gjimshiti e ftoi për duel në dhomat e zhveshjeve

Sherr me zëvendëstrajnerin serb të Interit, shfaqen pamjet ku Gjimshiti e ftoi për duel në dhomat e zhveshjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën