Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se sulmi terrorist në veri të vendit i ndodhur më 24 shtator, ua ka bërë të qartë të gjithëve se “se ky lloj dialogu duhet të përfundojë.
Ajo në një intervistë për euronews tha se e diela e 24 shtatorit ndryshoi gjithçka
“E diela ua ka bërë të qartë të gjithëve se ky lloj dialogu .. do të përfundojë dhe duhet të përfundojë. Përgjigja mund të jetë vetëm dialogu. Por mënyra se si është projektuar ky dialog është shumë vendimtare për sukses”, ka shkruar ajo në X, ku ka shpërndarë intervistën./teve1.info/
"Sunday Changed Everything for Us"
Interview on euronews
• „Sunday has made clear for everybody that this kind of dialogue .. will end and should end“
• „The answer can only be dialogue. But how this dialogue is designed is very crucial for success“https://t.co/1IxJZj8wLP pic.twitter.com/VLIajTm9XX
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 2, 2023