TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Geci: Data 28 dhjetor për zgjedhjet i ka konvenuar VV-së dhe presidentes

by teve1
4 javë ago
1
A A
Geci: Data 28 dhjetor për zgjedhjet i ka konvenuar VV-së dhe presidentes

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahir Geci, ka kritikuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për caktimin e datës 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, duke theksuar se kjo datë është e përshtatshme për Lëvizjen Vetëvendosje dhe presidenten.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Geci ka shpjeguar se preferenca e PDK-së kishte qenë data 21 dhjetor për disa arsye, përfshirë faktin se ajo datë do të binte në prag të festave të fundvitit, një periudhë që mund të lehtësonte mobilizimin e votuesve.

Sipas Gecit, ky propozim i PDK-së dhe partive tjera u refuzua nga presidentja, e cila më pas vendosi për datën 28 dhjetor.

“Preferenca jonë më e madhe dhe më adekuate ka qenë data 21 dhjetor, pasi në atë kohë jemi në prag të festave të fundvitit. Kështu që ne si PDK e kemi vlerësuar se data më e përshtatshme do të ishte 21, por fatkeqësisht ky propozim nuk kaloi tek presidentja. U mor një vendim që ndoshta nuk është më i miri i mundshëm, por sidoqoftë, ne duhet ta pranojmë edhe këtë datë dhe të mobilizohemi për zgjedhje”, ka thënë Geci.

Ai gjithashtu ka shtuar se, megjithëse PDK-ja nuk e mbështet datën e caktuar nga presidentja, do të angazhohen plotësisht për zgjedhjet dhe do të bëjnë përpjekje maksimale që të dalin fitues, duke theksuar se nuk do ta bojkotojnë procesin zgjedhor.

“Nuk do ta bojkotojmë, por do të jemi ata që do të tregojmë shembull dhe të organizohemi më mirë dhe më fuqishëm, që PDK-ja të dalë më e fuqishme nga zgjedhjet”, ka deklaruar Geci.

I pyetur nëse mendon se vendimi i presidentes ka qenë i ndikuar politikisht, Geci është shprehur se kjo ka qenë një çështje moskordinimi dhe një preferencë politike e presidentes, e cila nuk ka marrë parasysh vlerësimin e PDK-së për datën më të përshtatshme.

“Kjo është gjithçka një moskordinim, ashtu siç preferon dikush tjetër, dhe asgjë tjetër. Ne e kemi bërë vlerësimin si PDK që data më adekuate do të ishte 21, por përndryshe qytetarët që do të vijnë nga mërgata janë votues edhe të partisë sonë, edhe të tjerave, e jo vetëm të VV-së. Kështu që data 28 nuk do të shihet si hendikep për PDK-në”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend të mbahen më 28 dhjetor, pasi shpërndau Kuvendin e Kosovës, i cili nuk arriti të zgjidhte një qeveri të re pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Gjatë një konference për media, pas takimit që mbajti me përfaqësuesit e partive politike, Osmani tha se tetë parti ishin për mbajtjen e zgjedhjeve në atë datë, ndërsa pesë për 21 dhjetorin, dhe se tri parti thanë se cilado datë do të ishte në rregull për to.

“Zgjedhjet lokale nuk kanë përfunduar akoma sa i përket procedurës së certifikimit. Para fillimit të fushatës janë një sërë veprimesh, që janë regjistrimi i subjekteve dhe koalicioneve, certifikimi i kandidatëve, hedhja e shortit e veprime të tjera. Për më tepër, duhen së paku dy javë kohë për të mundësuar votimin jashtë vendit dhe sipas ligjit, shtetasve që jetojnë jashtë vendit duhet dhënë së paku 15 ditë afat me qëllim të aplikimit dhe regjistrimit për të votuar”, tha Osmani.

Ajo shtoi se janë edhe procedura të tjera të nevojshme, si ato tenderuese, që e bëjnë të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve më herët, në datën 21 dhjetor.

“Në mesin e këtyre janë edhe procedura tenderuese e çka jo tjetër. Pra, të gjitha këto e bëjnë praktikisht të pamundshme edhe datën 21 dhjetor, rrjedhimisht data 28 dhjetor është data që kam vlerësuar se mbetet data e vetme e mundshme, sado që edhe kjo datë paraqet deri diku sfida për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, shtoi Osmani teksa arsyetoi vendimin e saj për datën 28 dhjetor.

Osmani tha se si presidente e Kosovës e ka për detyrë “të jap afatin më të gjatë e jo më të shkurtër që të eliminojmë disa nga sfidat e organizimit të shpejtë të zgjedhjeve”./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën