TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gazetari në Shqipëri rrahet për shkak të detyrës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gazetari në Shqipëri rrahet për shkak të detyrës

Policia e Lezhës njoftoi se gazetari i Report TV, Elvis Hila, është goditur pasditen e sotme për shkak të detyrës nga dy persona në qytetin e Lezhës dhe se është dhunuar fizikisht edhe bashkëshortja e tij.

Në njoftimin e saj, policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 dhe se ka identifikuar si autorë të goditjes së gazetarit dhe bashkëshortes shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati të Lezhës, të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe po vazhdojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij kanë marrë trajtim mjekësor në spitalin e qytetit të Lezhës dhe, më pas, janë larguar dhe kanë bërë denoncim në policinë lokale.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, gazetari Elvis Hila tha se, fillimisht është telefonuar dhe kërcënuar nga një numër i paidentifikuar në lidhje me një lajm të publikuar.

Më pas, dy persona kanë kërkuar ta nxjerrin nga makina e tij, ku ishte me bashkëshorten dhe, në pamundësi, i kanë goditur të dy fizikisht.

Ky është rasti i dytë që në Lezhë kërcënohen gazetarët, të cilët raportojnë nga terreni për mediat qendrore në Tiranë.

Në tetor të vitit 2020, gazetarit Elidon Ndreka iu vendos një sasi lëndë shpërthyese në hyrje të banesës. Autorët ende nuk janë zbuluar nga policia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Besimtarët rikthehen në Al-Aksa pas një mbylljeje të paprecedentë 40-ditore

Besimtarët rikthehen në Al-Aksa pas një mbylljeje të paprecedentë 40-ditore

Gjermania pezullon miratimin ushtarak për qëndrime të gjata jashtë vendit për burrat nën 45 vjeç

Gjermania pezullon miratimin ushtarak për qëndrime të gjata jashtë vendit për burrat nën 45 vjeç

Veterani më i dekoruar i Australisë akuzohet për krime lufte në Afganistan

Veterani më i dekoruar i Australisë akuzohet për krime lufte në Afganistan

Sulmet e Izraelit ndaj Libanit përbëjnë një “shkelje të rëndë” të armëpushimit, thotë zyrtari iranian

Sulmet e Izraelit ndaj Libanit përbëjnë një “shkelje të rëndë” të armëpushimit, thotë zyrtari iranian

KB Prishtinës i largohet edhe Bailey

KB Prishtinës i largohet edhe Bailey

Vuçiq: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

Vuçiq: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale

Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale

iPhone i palosshëm më afër se kurrë – ja kur pritet lansimi

iPhone i palosshëm më afër se kurrë – ja kur pritet lansimi

Haradinaj: Në pesë vitet e fundit janë shënuar shkelje të shumta të Kushtetutës

Haradinaj: Në pesë vitet e fundit janë shënuar shkelje të shumta të Kushtetutës

Besimtarët rikthehen në Al-Aksa pas një mbylljeje të paprecedentë 40-ditore

Besimtarët rikthehen në Al-Aksa pas një mbylljeje të paprecedentë 40-ditore

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku uron 18-vjetorin e Kushtetutës: Dokumenti që vulosi shtetësinë dhe orientimin euroatlantik të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën