TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gazetari investigativ: Fatkeqësia në Novi Sad ndodhi për shkak të korrupsionit qeveritar

by Shpat Blakcori
11 muaj ago
0
A A
Gazetari investigativ: Fatkeqësia në Novi Sad ndodhi për shkak të korrupsionit qeveritar

Gazetari investigativ nga Beogradi, Branko Çeçen, fatkeqësinë në Novi Sad ku mbeten të vdekur 14 persona ia atribuon korrupsionit të qeverisë Serbe. Sipas tij tragjedi të tilla ndodhin në Serbi për shkak të mungesës së ligjit dhe marrëveshjeve të dyshimta me Kinën.

Protestat në Serbi nuk po ndalen.

Në mbrëmjen e së martës mbi 20.000 qytetarë serbë protestuan nëpër rrugët e Novi Sadit në shenjë revolte ndaj pushtetit pas shembjes së strehës në stacionin hekurudhor në Novid Sad ku si pasojë vdiqën 14 persona.

Gazetari investigativ nga Beogradi, Branko Çeçen, vlerëson se korrupsioni shtetëror është shkaktari kryesor për këtë tragjedi.

Çeçen tregon se një kompani kineze e kishte konstruktuar atë pjesë të stacionit hekurudhor që u shemb.

Andaj ai shprehet kritik që shumë kontrata mes Kinës dhe Serbisë mbahen sekrete për publikun.

“Pjesa e ndërtimit të stacionit hekurudhor në Novi Sad e cila është rindërtuar dy herë gjatë viteve të fundit, ka rënë papritmas dhe ka vrarë 14 persona. Kjo ndodh kur largoheni nga sundimi i ligjit dhe lejoni që korrupsioni të zë vend, dhe sigurisht kur afroheni shumë me Kinën. Kina është investitori kryesor në Serbi por problemi kryesor është se marrëveshjet që po bëhen mes dyja vendeve nuk janë transparente. Një kompani kineze ishte kontraktuar për të ndërtuar atë pjesë të stacionit hekurudhor së bashku disa kontraktor lokal”, ka thënë ai.

Çeçen thotë se partia ne pushtet  është duke bërë gjithçka për ti parandaluar protestat duke i arrestuar qytetarët e revoltuar.

Mirëpo ai thotë se qytetarët nuk do të ndalen pasi që në këto 13 vitet e fundit sa Partia Progresive Serbe ka udhëhequr me vendin ka pasur shumë skandale.

“Gjatë 13 viteve të fundit kemi parë skandale të shumta nga kjo qeveri që po udhëheq me Serbinë. Ju mund ta shihni se njerëzit janë të revoltuar, vetëm dje nëpër rrugët e Novi Sadit ishin mbi 20.000 qytetarë duke protestuar. Qytetarët shumë të zemëruar në mënyrë simbolike kanë lënë shenja me bojë të kuqe tek zyrat e partisë në pushtet, duke lënë një mesazh se ata në pushtet i kanë duart me gjak. Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Goran Vesiq, dha dorëheqje vetëm pas presionit të publikut sepse në fillim rezistonte ta bënte këtë gjë. Megjithatë qeveria e kontrolluar nga Vuçiqi është duke arrestuar njerëz dhe duke bërë gjithçka për t’i penguar protestat e qytetarëve, mirëpo këta të fundit nuk do të ndalen”.

Në anën tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se autoritetet kompetente shtetërore po punojnë për të gjetur se kush është përgjegjës për tragjedinë.

Ndërtesa e stacionit kryesor hekurudhor në Novi Sad është hapur në korrik të vitit 2024, pas tre vjetësh të rindërtimit.

Punimet për rindërtim e stacionit hekurudhor janë kryer nga një konsorcium kinez.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku në mbyllje të fushatës në Prishtinë: “Prishtina nuk lakmohet, ajo duhet”

Abdixhiku në mbyllje të fushatës në Prishtinë: “Prishtina nuk lakmohet, ajo duhet”

Pas 5 vitesh, Nezir Mehmetaj lirohet nga burgu i Serbisë

Pas 5 vitesh, Nezir Mehmetaj lirohet nga burgu i Serbisë

LVV-ja e hapur për koalicion për qeveri

LVV-ja e hapur për koalicion për qeveri

Çka deklaruan dëshmitarët në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt?

Kosova me ndryshime kundër Sllovenisë, debuton Hajdari, sulmojmë me treshen Muriqi, Muslija, Rrahmani

Kosova me ndryshime kundër Sllovenisë, debuton Hajdari, sulmojmë me treshen Muriqi, Muslija, Rrahmani

Pas tetë muajsh Kosova bëhet me Kuvend

Pas tetë muajsh Kosova bëhet me Kuvend

Surdulli: Qytetarët e Kamenicës përballen me mungesë uji, shërbime të dobëta shëndetësore dhe probleme në arsim

Surdulli: Qytetarët e Kamenicës përballen me mungesë uji, shërbime të dobëta shëndetësore dhe probleme në arsim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën