TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gazetari i Tëvë1 tregon se si ndodhi sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq

nga TËVË 1
16 Qershor, 2023
0
A A
Gazetari i Tëvë1 tregon se si ndodhi sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq

Gazetari i Tëvë1, Arton Rama, i cili ka qenë prezentë gjatë ditës së sotme në Leposaviq tregon detaje rreth sulmeve që sot mediat kanë pasur nga protestuesit serbë në Leposaviq.

Rama, thotë se reagimet nga protestuesit serbë janë shfaqur në momentin kur është kuptuar që brenda objektit të Komunës së Leposaviqit, është ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Diku rreth orës 11:00 ne kemi marrë informatë që ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka hyrë në objektin e Komunës së Leposaviqit dhe kjo ka ngjallur edhe reagime të protestueseve. Me te marrë këtë informacion ne u nisëm drejt Leposaviqit, ku me të arritur aty morëm konfirmim jo-zyrtar nga disa prej protestuesve që tashmë ministri po gjendej brenda objektit të komunës dhe se ata po e presin daljen e tij nga objekti. Gjatë kohës sa ministri ka qenë aty, kanë ardhur edhe media të tjera, dhe kjo fillojë t’i pengojë protestuesit, pra shtimi i numrit të mediave kosovare dhe aty provokimet kanë filluar qysh nga ora 13:00”, tha gazetari në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Tutje, gazetari ka treguar se protestuesit kanë shfaqur provime vazhdimisht dhe kanë shprehur gjuhë nacionaliste ndaj ministrit Krasniqi.

“Numri i protestueseve që kanë qenë pjesëmarrës ka qenë ndoshta mbi 200, ndërsa kemi qenë 8 ose 9 media nga Kosova. Mediat serbe tashmë dihet që qëndrojnë ndaras nga ato kosovare. Filluan me provokime dhe gjuhë nacionaliste, po ashtu edhe të flisnin në gjuhen serbe kundër ministrit i cili gjendej ende brenda komunës. Kjo bëri që KFOR-i hungarez që ishte sot përgjegjës për ruajtjen e objektit të kësaj komune, tre eprorë dalin dhe negociojnë me protestuesit, të cilët udhëhiqeshin nga ish-nënkryetari i kësaj komune. Tri ekipe të eprorëve të KFOR-it hungarezë kanë dalë në periudha të ndryshme dhe kanë biseduar me Zoran Todiq dhe me Sllavko Simiq, në mënyrë që ata të mos reagonin në momentin kur KFOR-i të asistonte largimin e ministrit nga objekti i komunës. Dy tentativat e para kanë qenë të pasuksesshme, ku edhe ne si media jemi lejuar ta xhirojmë momentin e bisedës mes tyre, por në momentin e tretë Zoran Todiq kur futet në oborrin e komunës, shtatë ose tetë persona të maskuar hedhin gjësende, ngjyrë ndaj veturës së ministrit Krasniqi”, tha Rama.

Ai ka treguar se pas pak minutave është marrë vendimi që ministri të largohet nga objekti i komunës, ku protestuesit janë përgatitur që të sulmojnë veturën e tij, e më pas janë sulmuar edhe gazetarët, ku kanë disa prej 9 të lënduarve kanë marrë lëndime serioze.

“Pas pak minutave, merret vendimi që ministri të largohet nga objekti dhe në atë moment fillon të eskalojë situata. Britmat nacionaliste kundër shqiptarëve filluan që nga ai moment, diku pas 10 minutave veç del ministri nga objekti, ku ai është i shoqëruar nga Policia e Kosovës, ne si media fillojmë me xhirime. Kur niset vetura për të dalë nga oborri neve na është pamundësuar të marrim xhirime të personave që tashmë ishin edhe të përgatitur për të bërë sulm ndaj veturës së ministrit, atëherë edhe hedhet shok bomba ndaj gazetarëve, ku njëra nga gazetaret ka marrë lëndime serioze në këmbë. Më pas dy grupe kanë qenë të organizuara që të hedhin gurë fillimisht në veturën e ministrit, mirëpo e kishin të pamundur, dhe me të larguar vetura me të njëjtit gurë janë sulur ndaj gazetarëve”, shtoi ai.

Rama, tregoi që kameramani i Tëvë1, Albin Rrahmani, është goditur me një gurë në këmbë, ku i ka shkaktuar lëndime serioze, si dhe të tjerët janë zënë fizikisht dhe janë rrahur brutalisht./teve1.info/

Tags: Arton RamaLeposaviqsulmi ndaj gazetarëve në veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Opozita italiane marshon me sloganin: “Ndaloni masakrën në Gaza, jepni fund bashkëfajësisë”

Opozita italiane marshon me sloganin: “Ndaloni masakrën në Gaza, jepni fund bashkëfajësisë”

Trump paralajmëron Musk për “pasoja të rënda” nëse financon demokratët

Trump paralajmëron Musk për “pasoja të rënda” nëse financon demokratët

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Koci thotë se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale është ndaluar në Serbi

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X