TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gazetari i “Danas”-it kritikon Vuçiqin

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Gazetari i “Danas”-it kritikon Vuçiqin

Gazetari, i të përditshmes “Danas” erdhi ti përcjellë nga afër votimet në katër komunat veriore. Pasi thotë, që nuk i beson raportimet e disave medieve në Serbi, që sipas tij kontrollohen nga Vuçiqi. E Analisti politik nga Mitrovica e Veriut, Ognjen Gogiq, ka treguar arsyet se pse serbët në veri i bojkotuan zgjedhjet për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në katër komunat veriore.

Punon si gazetar në Beograd, por terrenin e pati në Kosovë të dielën.

Vojin Radovanoviq është i angazhuar si reporter në të përditshmen opozitare Gazetën “Danas”.

Ngase nuk i beson raportimeve të medieve në Beograd që sipas tij një pjesë e madhe kontrollohen nga partia në pushtet erdhi vetë të monitorojë procesin e votimeve për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve komunave veriore.

“Skena mediale në Serbi vërtet është e tillë që një pjesë të madhe të mediave mund t’i quajmë media të regjimit, të cilat përkrahin narracionin që plason pushteti i Aleksandar Vuçiç, dhe këtu mund të jetë problemi i parë kur flasim për raportet nga ngjarjet në territorin e Kosovës pasi kemi një lloj propagande nga ana e atyre medieve të regjimit. Flitet shpesh për tensione, ndonëse këtu vërtet ka tensione në një nivel vërtet të lartë, por nuk është gjithmonë ashtu siç paraqitet”, tha gazetari Vojin Radovanoviq.

Ai mes tjerash për Tëvë1 tregon se ka hasur edhe në një situatë të papëlqyeshme gjatë këtij procesi.

“Këtu kam ardhur të përcjell referendumin, e vetmja që mund të përmend si një lloj situate të papëlqyeshme, ishte dje kur isha në vendvotim në ndërtesën komunale të Mitrovicës Veriore. Erdha të vëzhgoja çfarë po ndodhte, dhe anëtari i Komisionit Komunal, vendvotimit nuk donte të më drejtohej as në serbisht, as në anglisht, por bënte gjeste me duar, në mënyrë jo-miqësore duke më thënë në shqip që të lëvizja”, u shpreh Radovanoviq.

Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet për shkarkimin e katër kryetarëve shqiptar në katër komunat veriore ishte tejet e zbehtë.

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, kërkoi nga qytetarët serb që ta bojkotojnë këtë proces zgjedhor dhe ashtu ndodhi.

Por, analisti politik nga Mitrovica e Veriut, Ognjen Gogiq, thotë se nuk është vetëm Lista Serbe arsyeja që komuniteti serb refuzoi për të dalë ne zgjedhje.

“Lista Serbe si dhe partitë tjera kërkuan nga qytetarët që të mos marrin pjesë në këto zgjedhje. Megjithatë mund të them se një pjesë e tyre nuk ishin te informuar mirë për këtë proces zgjedhor. E për shkak te mungesës së informacioneve, një pjesë e madhe e tyre vendosën që t’i bojkotojnë këto zgjedhje. Prandaj edhe Lista Serbe i ka shfrytëzuar këto mangësi nga niveli qendror dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve sepse e dinin se qytetarët nuk do të dilnin për të votuar”, u shpreh analisti politik, Ognjen Gogiq.

Nga komuniteti ndërkombëtar kanë shprehur keqardhje që serbët e Kosovës në veri nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës për t’i zgjedhur kryetarët, që, sipas BE-së, do të ishin me të vërtetë përfaqësuesit e serbëve të asaj pjese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Molliqaj “shpall” Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun anëtarë nderi të VV-së

​Molliqaj “shpall” Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun anëtarë nderi të VV-së

Kërkohet paraburgim për dy punëtorë të KEDS-it, dyshohen për marrje ryshfeti

Kërkohet paraburgim për dy punëtorë të KEDS-it, dyshohen për marrje ryshfeti

Seanca ku të akuzuar janë 23 policë kufitarë, në gjykatë publikohen pamjet ku dy nga ta shihen duke marrë ryshfet

Seanca ku të akuzuar janë 23 policë kufitarë, në gjykatë publikohen pamjet ku dy nga ta shihen duke marrë ryshfet

Prokuroria nis hetimet ndaj dekanit Avni Puka, Enver Hasani mbrëmë ua rikujtoi se e kishin mbyllur rastin

Osmani takon Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit dhe theksimin e partneritetit Kosovë-SHBA

Osmani takon Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundit dhe theksimin e partneritetit Kosovë-SHBA

OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e kryetarit të zgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha

Mbi 16 mijë qytetarë firmosin peticionin kombëtar në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së

Arsim Bajrami shpall gatishmërinë për kandidaturë konsensuale për President të Kosovës

Arsim Bajrami shpall gatishmërinë për kandidaturë konsensuale për President të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën