TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gazetari britanik thotë se masakra në Abri ishte më e madhja që kishte mbuluar

Mesditën e sotme, u organizua një panel diskutimesh, për rolin e medieve gjatë luftës në Kosovë. Dy gazetarët e luftës, Vaughan Smith e Julius Straus, rrëfyen për përvojën e tyre teksa raportuan për krimet që forcat serbe po i kryenin ndër shqiptarët. Gazetarët e huaj dhe vendor, morën falënderime nga familjarët e të vrarëve në luftë.

nga Fidan Zejnullahu
1 vit më parë
0
A A
Gazetari britanik thotë se masakra në Abri ishte më e madhja që kishte mbuluar

Në vitin 1998, lanë vendlindjet e tyre.

Dy gazetarët britanik, Vaughan Smith e Julius Straus, zgjodhën të raportojnë për krimet serbe në Kosovë.

E prilli i 2024, dy gazetarët e luftës, i gjeti edhe një herë në Prishtinë.

Të dy, u bën pjesë e një paneli diskutimesh, mbi gazetarinë e luftës.

Fillimisht, ish-korrespodenti i BBC-së, Vaughan Smith, foli për ndikimin që media e kishte, gjatë luftës në Kosovë.

Ky tha se raportimi i tij mbi sulmin e forcave serbe në Prekaz, i hapi dyert bombardimeve të NATO-s.
“Çka është interesant, pas ngjarjeve në Prekaz, ne u kthyem në Hotel Grand në Prishtinë. Ndërsa kur i shikuam pamjet, kuptuam se ishte diçka shumë e madhe. Nuk kishim parë diçka të tillë më parë. Materiali doli në BBC dhe pati shumë ndikim. I hapi rrugë bombardimeve të NATO-s dhe po ashtu mobilizoi edhe diasporën shqiptare, sepse tanimë po e shihnin me sytë e tyre atë çfarë po ndodhte në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, gazetari britanik, Julius Strauss, i emocionuar tha se masakra në Abri të Epërme, ishte më e madhja që e kishte mbuluar si gazetar.

Madje shtoi se bëri një veprim, të cilin nuk mendonte kurrë se do ta bënte si gazetar.

“Shkuam në Abri, pasi dëgjuam se çfarë kishte ndodhur. Imer Deliu ishte i drejte me neve pasi na dërgoi tek vendi ku e kishte varrosur familjen. Ne po i shikonim varret, ishte moment emocionues ndërsa serbët ishin ende afër dhe filluan të gjuanin drejt nesh. Kur u ktheva në Prishtinë, pashë se Millosheviq posa kishte premtuar se forcat e tij nuk do të gjuanin nëse nuk do te sulmoheshin, por atë mëngjes posa e kishin bërë. Unë u lidha direkt në BBC. Kur filluan lajmet, fillimisht u transmetua ai fjalim i Millosheviqit, ndërsa pas kësaj në lidhje direkt unë se Millosheviqi është gënjeshtar dhe nuk mendova që këtë do ta thosha ndonjëherë si gazetar, por e bëra”, tha ai.

Për ndikimin e medieve gjatë luftës në Kosovë, foli edhe ish-gazetari i radios Kosova e Lirë, Nusret Pllana.

“Forcat serbe ishin munduar ta mbyllin çdo pore të informimit duke u munduar që krimi nuk do të hetohej”, u shpreh Pllana

E pranishme në këtë panel, ishte edhe ish-gazetarja e luftës, Ilire Zajmi.

Kjo kujtoi dy gazetarët e huaj, që u vranë gjatë raportimit në luftën e Kosovës.

“Për të arritur deri tek lajmi dhe verifikimi i tij, në Kosovë janë vrarë dy gazetarë të huaj”, tha ajo.

Në fund, në emër të familjes Deliu, gazetarët i falënderoi, Ymer Deliu.

Këtij të fundit, forcat serbe ia vranë plot 23 anëtar të familjes në masakrën e Abrisë së Epërme.

Tags: Lufta ne Kosoveraportimi i mediave
ShareTweet

Postime të ngjashme

Armatim modern nga Amerika – FSK bëhet me dronët taktikë “Puma”

Armatim modern nga Amerika – FSK bëhet me dronët taktikë “Puma”

Dogana sekuestron 20 mijë euro të padeklaruara në Jarinjë

Dogana sekuestron 20 mijë euro të padeklaruara në Jarinjë

Konfiskohen mallra të falsifikuara në Han të Elezit

Konfiskohen mallra të falsifikuara në Han të Elezit

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet 16-vjeçari për vjedhje, sendet e vjedhura i rikthehen pronarit

Armatim modern nga Amerika – FSK bëhet me dronët taktikë “Puma”

Armatim modern nga Amerika – FSK bëhet me dronët taktikë “Puma”

Kasper Hjulmand, trajneri i ri i Bayer Leverkusen

Kasper Hjulmand, trajneri i ri i Bayer Leverkusen

Testi i parë për Giressen, Kosova ballafaqohet me Burkina Fason në “Fadil Vokrri”

Ky është gjyqtari që do ta drejtojë ndeshjen Kosovë – Suedi

De Biasi sinjal Kosovës!: Unë jam i disponueshëm për ekip të ri

De Biasi mund të rikthehet si trajner

Verstappen triumfon në Monza

Hamilton optimist pas garës në Monza

Protestat kundër ndalimit të rrjeteve sociale kthehen në tragjedi, 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Nepal

Protestat kundër ndalimit të rrjeteve sociale kthehen në tragjedi, 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Nepal

Lecce cakton çmimin për Ramadanin

Ramadani në dyshim ndaj Atalantas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X