TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Gazetarët nën mëshirën e askujt

nga TËVË 1
6 Janar, 2024
0
A A
Për dhjetë muaj, 63 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve

Foto ilustruese

2023-ta ishte viti më i vështirë pasi ka pasur më së shumti sulme që nga koha kur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i mban shënimet.

Gazetarët u gjenden para sfidave të mëdha dhe pa mbrojtje e drejtësi, sidomos gjatë raportimit në veri të vendit, ku ishin afër 30 sulme vetëm gjatë fundit të muajit maj dhe fillimit të qershorit.

Sulmet e 16 qershorit për gazetarët ishin të qëllimshme nga serbët që protestonin në veri, madje ata dëgjuan organizatorët teksa thonin njëri-tjetrit për t’i sulmuar gazetarët atë ditë.

Gazetarët kujtojnë atë sulëm dhe situata të rënda në veri, teska shprehen të zhgënjyer me reagimin e institucioneve të siguri.

Sfidë ishte edhe në qytetet tjera të Kosovës. 73 sulme janë raportuar, por pak nga ata morën drejtësi. Disa nga ata ende kujtojnë fjalët “mos dil jashtë nëse dëshiron të jetosh edhe ndonjë ditë”.

Megjithatë, Policia e Kosovës thotë se gjatë periudhës kohore janar-tetor të vitit të kaluar, janë trajtuar 28 raste që lidhen me gazetarët për veprat penale si kanosje, zjarrvënje, dëmtim prone, sulm dhe ndërhyrje në sistemin kompjuterik.

“Policia e Kosovës gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda është e autorizuar të bëj hetimin e të gjitha rasteve ku janë të përfshirë gazetarët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe ku dyshohet se është cenuar liria e shprehjes. Gjatë periudhës kohore janar-tetor 2023, janë trajtuar 28 raste për veprat penale “Kanosje”-10 raste, “Zjarrvënja”-2, “Dëmtim prone”-7 “Sulm”-6,“Ndërhyrje në sistemin kompjuterik”-3. Lidhur me rastet e iniciuara pas veprimeve hetimore të cilat janë zhvilluar, në prokurori janë dërguar 11 raste me kallëzim penal kundër 13 personave të dyshuar, dy raste me raport të veçantë, pasi që nuk janë gjetur elemente të veprës penale, 6 raste me kallëzim penal kundër personave të pa njohur dhe 9 raste ende janë nën hetime. Në lidhje me rastet e cekura më lart, janë arrestuar dhe ndaluar 8 persona të dyshuar”, thuhet në përgjigjen Policisë.

Gazetari i emisionit KIKS në Klan Kosova, Herolind Ademi është kërcënuar nga Bujar Behrami, i cili kishte një IPTV ilegale. Ademi tha se pasi që Behrami kishte kuptuar që është gazetar, ai ka filluar ta kërcënojë me marrje jete.

Ademi tha se duhet të merren masa më të rrepta nga gjykata në mënyrë që mos të përsëriten më këto kërcënime.

Ndërsa, gazetari i KosovaPress-it, Alidin Damati, i cili raportoi nga veriu i vendit, tha se është ballafaquar me situata të ndryshme duke u përfshirë edhe sulmet fizike.

Ai u shpreh se është i zhgënjyer me institucionet e drejtësisë, të cilët mbi 70 për qind të rasteve nuk kanë ndërmarrë veprime adekuate ndaj sulmeve, dhe si rrjedhojë e kësaj, autorët e këtyre sulmeve nuk janë identifikuar asnjëherë.

Po ashtu, gazetarja e IndeksOnline, Laura Kerolli, e cila është sulmuar me shok-bombë në të dy këmbët e saj, në veri të Kosovës, më 16 qershor të vitit të kaluar, ka thënë se atë ditë në Leposaviq shumë gazetarë janë goditur pa mëshirshëm nga grupet kriminale, shkruan KP.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha tha se fokusi më i madh i sulmeve ishte në veri të Kosovës, pasi që kanë qenë rreth 30 sulme të gazetarëve.

E pas situatës së tensiunuar në veri dhe lëndimeve të gazetarëve, në nëntor është bërë shpërndarja e mjeteve mbrojtëse për gazetarët që raportojnë nga terrenet me rrezikshmëri, të dhuruara nga FPU dhe RSF – me ndërmjetësimin e zyrtares ligjore të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF.

Përndryshe, në vitin 2022 janë sulmuar 33 gazetarë.

Tags: GazetarëtPolicia e Kosovessituata ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gaxherri thotë se Osmani është bashkëfajtore me Kurtin

Gaxherri thotë se Osmani është bashkëfajtore me Kurtin

Gaxherri: Opozita nuk i ka votat për Qeverinë, LVV s’është subjekt i besueshëm

Gaxherri: Opozita nuk i ka votat për Qeverinë, LVV s’është subjekt i besueshëm

Tahir – Beqa thotë se Osmani ka nisur fushatën pasi pozita e saj nuk është e qëndrueshme

Tahir – Beqa thotë se Osmani ka nisur fushatën pasi pozita e saj nuk është e qëndrueshme

Meta tregon nëse është pjesë e partisë Guxo, ka një porosi për Kurtin

Shqipëria dhe Franca, marrëveshje për modernizimin me radarë të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Shqipëria dhe Franca, marrëveshje për modernizimin me radarë të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

“Këndi i Debatit” 16.05.2025

“Këndi i Debatit” 16.05.2025

A ka filluar largimi i mbeturinave në kryeqytet?

A ka filluar largimi i mbeturinave në kryeqytet?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X