TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gaxherri: Ujdia e sotshme në Bruksel për të zhdukurit, marketing politik i Qeverisë

nga teve1
17 Dhjetor, 2024
0
A A
Gaxherri: Ujdia e sotshme në Bruksel për të zhdukurit, marketing politik i Qeverisë

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, e ka quajtur marketing politik dhe fushatë të Qeverisë dakordimin e arritur për zbatim të marrëveshjes për të zhdukurit të martën në takimin trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Gaxherri në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1 është shprehur skeptike se Serbia do ta respektojë këtë marrëveshje.

“Një lloj marrëveshje apo deklarate çfare po deklarohet sot mes këtyre dy qeverive në prag fushate është shumë e ndjeshme për shkak se bëhet fjalë për persona të cilët janë të zhdukur, për familje që presin lajme me vite të tëra dhe unë konsideroj se tashmë në një prag fushate të merren me këtë temë nuk është adekuate, për shkak se unë jam prapë skeptike që Serbia do të respektojë këtë lloj deklarate apo marrëveshje edhe unë mendoj se marketing politik apo fushatë me cështje të tilla nuk duhet bëhet”, ka thënë Gaxherri.

Më tej, ajo ka thënë se vetëm ndikimi i bashkësisë evropiane mund të sigurojë që kjo marrëveshje të shtyhet para, pasi sipas saj kudo që nuk ka angazhim të tyre, Serbia vepron vetëm sa për të thënë se po bëjnë hapa para.

“Vetëm presioni i bashkësisë evropiane dhe ndërmjetësuesve aty mund të sigurojnë që çfarëdo marrëveshje e në mënyrë të veçantë kjo për të zhdukurit vetëm ndikimi i tyre mund të bëjë hapa përpara. Unë mendoj se gjithçka prej Serbisë kur nuk është e angazhuar bashkësia evropiane dhe ndërmjetësuesit është vetëm sa për të thënë vetë Serbia se gjoja po bën një hap para sepse edhe ata e kanë presionin e tyre në kuadër të shtyerjes së proceseve për bashkësinë evropiane”, ka deklaruar ajo.

Gaxherri po ashtu ka shtuar se kjo marrëveshje do të ishte e harruar deri tani sikur siç ka thënë ‘të ishte e varur vetëm prej qeverive të Kosovës’.

“Unë konsideroj që kjo marrëveshje do të ishte dashur që tashmë të ishte e harruar nga qeveritë paraprake dhe nga kjo qeveri por fatkeqësisht sic ka thënë ‘nuk është e varur prej qeverive të Kosovës”, ka përfunduar Gaxherri.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia të martën janë pajtuar për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur gjatë një takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të dyja vendeve ne të dërguarin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Bislimi tha se Kosova dhe Serbia do ta kenë një komision të përbashkët, i cili do të fillojë të merret me këto çështje që nga janari.

“Tani mund të ecim tutje që gjatë muajit të ardhshëm të mbahet mbledhja e parë e komisionit të përbashkët. Ka premtime nga ana e Serbisë që nuk do të ketë tendenca që në të ardhmen puna e këtij komisioni të pengohet”, u shpreh ai./teve1.info/

Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur

Tags: Besa GaxherridialogumarreveshjeQeveria e Kosovëste zhdukurit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X