TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gastronomia e hoteleria paralajmërojnë rritje të çmimeve

nga Besarta Mehmeti
12 Mars, 2022
0
A A
Gastronomia e hoteleria paralajmërojnë rritje të çmimeve

Shërbimet në sektorin e Hotelerisë e Gastronomisë mund të ngriten, nëse nuk kanë ndihmë nga institucionet.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), Hysen Sogojeva. Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të marrë modele nga vendet e tjera për të dalë nga kriza.

Por ai ka thekuar se duhet të punohet shumë nga institucionet që përmes subvencioneve t’i ndihmojë qytetarët dhe bizneset.

“Kemi rritje drastike të çmimeve dhe këto normal që ndikojnë me produktet që lidhen me veprimtaritë turistike dhe hoteliere. Unë mendoj që Qeveria, ministritë përkatëse duhet me qenë më aktive, duhet të punojnë më shumë të mos na zënë të papërgatitur, dhe çdo nxënie pa përgatitur ne na kushton. Është mirë që modelet dhe shembujt se si po dalin prej kësaj krize shtetet e tjera është mirë me u mundu me i sjell tek ne, sepse dihet që Kosova çfarë shteti është, dhe dihet që ky sektor ka qenë më i dëmtuari, edhe ashtu më nuk kemi ku të shkojmë”, ka thënë Sogojeva.

Ai ka shtuar se edhe qytetarët janë në ankth e pritje që do ta kenë të papërballueshme rritjen e çmimeve, duke shtuar se intervenimi i ekzekutivit është mëse i nevojshëm ngase bizneset mund të shkojnë drejt kolapsit.

“Informatat që i kemi nga terreni, në një farë forme të gjithë janë në ankth dhe në pritje. Nëse e kemi këtë rritje të çmimeve atëherë është e padiskutueshme edhe rritja e shërbimeve në kapacitete të hoteliereve turistike. Është e pamundur të qëndrojmë me atë çmim. Prandaj Qeveria edhe këtu duhet të intervenojë që mos të kemi tash këtë problem që edhe këtë periudhë që e presin bizneset mos të shkojë në ndonjë kolaps më të madh”, ka shtuar ai.

Ndërsa sekretari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Arian Vranica, ka thënë se për sektorin e gastronomisë do të ishte më e lehtë që TVSH-ja prej 8 për qind që ishte aktive vitin e kaluar të vazhdonte edhe këtë vit.

Vranica ka shtuar se që nga periudha e vitit 2019 e deri më tani në bazë të të dhënave të ATK-së rreth 2,000 biznese janë mbyllur, duke shtuar se rritja e çmimeve është e paevitueshme.

“Nëse i shohim statistikat në bazë të ATK-së sa biznese i kemi pasur në vitin 2019, ka pasur 8,104 biznese të regjistruara përfshirë edhe ne zero deklarime në ATK. Ndërsa në vitin 2021 i kemi 6,195 biznese në gastronomi, pra i kemi diku rreth 2,000 biznese më pak se sa që kishte në vitin 2019 e që është shumë. Rritja e çmimeve është paralajmëruar edhe nga ne jo për shkak të ndonjë marrëveshjeje ose diçka të tillë e cila edhe nuk është e lejueshme në bazë të ligjeve për mbrojtjen e konkurrencës. Mirëpo rritja e çmimeve ka filluar gradualisht edhe me një nevojë imediate për shkak të krizave të cilat janë përcjell me çmimet e furnizimit dhe të produkteve esenciale të cilat gastronomia ka për nevojë t’i blejë dhe në rastin e shitjes normalisht që determinohet pastaj ajo që blihet”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se duhet të ketë diferencim të disa produkteve që të kishin tatim më të ulët, derisa ka thënë se kanë mungesë të punëtorëve.

“Politikë tjetër e cila do të duhej të ishte edhe një prej diferencimit të disa produkteve të caktuara me theksim për shitjet e ushqimit nëpër restorante të cilat do të duhet të kishin një tatim më të ulët. Këtë politikë e kemi hulumtua dhe do t’i bëjmë propozim Ministrisë së Financave. Politikat gjatë pandemisë janë politika të jashtëzakonshme por disa prej tyre natyrisht vlejnë edhe për periudhën pas-pandemike të cilat rregullohen ashtu në shumë prej vendeve që mund t’i kemi në BE dhe në rajon. Edhe kërkesa për punëtorë është jashtëzakonisht shumë e madhe sepse ka pasur një shkëputje të zinxhirit të punëtorëve gjatë periudhës prej fillimit të pandemisë dhe deri më tash, dhe kthimi i tyre ka qenë shumë i vështirë që të mundësohet nga bizneset. Duhet të bëhen politika të ndryshme me i atraktuar së më shumë punëtorët që të qëndrojnë në vendin tonë dhe të mbesin në sektorin e gastronomisë”, është shprehur ai./EO

Tags: Çmimetgastronomia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama nis ditën me falënderime: S’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi

Rama nis ditën me falënderime: S’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

Mot kryesisht me diell sot, temperaturar shkojnë deri në 22C e 24C.

Mot kryesisht me diell sot, temperaturar shkojnë deri në 22C e 24C.

Osmani takon sot liderët e partive politike në përpjekje për dalje nga ngërçi

Osmani takon sot liderët e partive politike në përpjekje për dalje nga ngërçi

Rama nis ditën me falënderime: S’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi

Rama nis ditën me falënderime: S’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

Mot kryesisht me diell sot, temperaturar shkojnë deri në 22C e 24C.

Mot kryesisht me diell sot, temperaturar shkojnë deri në 22C e 24C.

Osmani takon sot liderët e partive politike në përpjekje për dalje nga ngërçi

Osmani takon sot liderët e partive politike në përpjekje për dalje nga ngërçi

Kuvendi lëshon njoftim për vazhdimin e seancës konstituive nesër në ora 10:00

Sot, përpjekja e 16-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X