TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gashi thotë se Radoiçiqi ka pasur pushtet në veri falë atyre që kanë qenë në pushtet para Kurtit

nga TËVË 1
2 Tetor, 2023
0
A A
Gashi thotë se Radoiçiqi ka pasur pushtet në veri falë atyre që kanë qenë në pushtet para Kurtit

Gashi thotë se Radoiçiqi ka pasur pushtet në veri falë atyre që kanë qenë në pushtet para Kurtit

Avokati, Tomë Gashi, thotë se Republika e Kosovës nuk ka pasur asnjëherë kryeministër që ka bashkëpunuar me struktura kriminale.

Gashi, thotë se Millan Radoiçiq ka pasur një pushtet të pakrahasueshëm në veri, ku ka kontrolluar gjithë atë pjesë.

“Ne nuk kemi pasur kryeministër të Republikës së Kosovës e nuk do ta kemi kurrë asnjëherë në historinë e Kosovës i cili direkt bashkëpunon me struktura kriminale. Unë besoj që qëllimi i vitit 2013 ka qenë i mirë, pa marrë parasysh që marrëveshja është bërë e keqe, dhe është bërë lejimi i depërtimit të strukturave kriminale, rojet e urës, e të tjera që kanë vepruar prej  12 qershorit të vitit 1999 të kalojnë thjeshtë pa verifikim në Policinë e Kosovës dhe për këtë arsye Millan Radoiçiqi ka pasur të themi kështu një pushtet të pakrahasueshëm me askënd tjetër në veri sa që i ka kontrolluar edhe gjithë këtë pjesë të policisë, unë po mendoj te policët serbë. Nuk po besoj që ka pasur ndikim të madh te policët shqiptarë, por te policët serbë ka qenë thjeshtë sikur me qenë komandant i tyre suprem e këta e kanë pasur uniformën e Policisë së Kosovës”, tha avokati në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Gashi thotë se Radoiçiqin e kanë forcuar vetë shqiptarët, ku thekon ata që kanë qenë në pushtet para kryeministrit tashmë të Kosovës, Albin Kurti.

“Secili nuk e ndien vetën mirë kur i sheh ish-kryeministrat apo zyrtarët e lartë të shtetit që kanë pasur një lloj të takimeve ose ndoshta edhe të bashkëpunimeve për çfarë do që ata e dinë pse janë takuar me të, e të cilat e kanë dëmtuar jashtëzakonisht shumë Kosovën dhe ajo që është edhe më e rëndësishme që e kanë fuqizuar një kriminel saqë ne kemi pasur dikë që thotë se Radoiçi vetët për gjithçka në veri dhe nëse dikush vetët për gjithçka në veri atëherë i bie që këtë kriminel e kanë  forcuar vetë shqiptarët, e kanë forcuar ata që kanë qenë në pushtet para Albin Kurtit dhe mendoj që kjo është diçka jo normale, posaçërisht duke e pasur parasysh që lufta me Serbinë nuk ka përfunduar para 100 viteteve, por ka përfunduar me 12 qershor të vitit 1999, ndërsa takimet zyrtare kishin para pak viteve dhe besoj që ka qenë një ndjenjë e keqe”, tha ai.

Tutje, ai tha se me ardhjen e Kurtit në pushtet, Radoiçiq nuk ka pasur qasje në pushtet.

“Ne kemi pasur edhe deklarime nëpër televizione të Serbisë, ku glorifikohet figura e Radoiçiqit sikur të ishte Zot në veri dhe me ardhjen e Albin Kurtit si kryeministër prej ditës së parë, Radoiçiqi ka qenë me fletëarrest ndërkombëtar dhe është çështje krejtësisht tjetër që ka qenë edhe është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me ardhjen e Albinit në pushtet, ky nuk ka pasur qasje në pushtet, por ky ka pasur qasje ndoshta ne nuk e dimë një incizim që ka mundur ta bëjë ilegalisht kur ka hy në territorin e Kosovës me një pamje filmike me një fletarrest vendor edhe ndërkombëtar”, shtoi ai./teve1.info/

Tags: albin kurtiMillan RadoiçiqTomë Gashi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X