TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gashi në Paris: Bashkëpunim i ri ndërmjet Kosovës dhe Francës për zhvillim kulturor dhe arsimor

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Gashi në Paris: Bashkëpunim i ri ndërmjet Kosovës dhe Francës për zhvillim kulturor dhe arsimor

Zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Liza Gashi, gjatë vizitës së saj zyrtare në Francë, ka zhvilluar një takim me ministren e deleguar pranë Ministrit francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, Éléonore Caroit, e cila është përgjegjëse për Frankofoninë, Partneritetet Ndërkombëtare dhe Shtetasit francezë që jetojnë jashtë vendit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), takimi është zhvilluar në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, duke reflektuar marrëdhëniet e ngushta dhe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Francës.

“Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, duke reflektuar marrëdhëniet e ngushta dhe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Francës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Në qendër të diskutimeve ka qenë thellimi i bashkëpunimit dypalësh, përfshirë angazhimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, si dhe bashkëpunimi në arsim, kulturë dhe sport. Një ndër temat e diskutuara ishte edhe mbështetja e Francës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Zëvendësministrja Gashi ka vlerësuar lartë mbështetjen e Francës për Kosovën, duke e cilësuar atë si një mike dhe partnere të qëndrueshme të vendit tonë.

“Franca është një mike dhe partnere e qëndrueshme e Kosovës. Vlerësojmë lartë përkrahjen e saj të vazhdueshme në proceset tona ndërkombëtare dhe zhvillimore”, ka deklaruar Gashi.

Ajo gjithashtu ka shprehur mirënjohje për angazhimin e Francës në promovimin e diplomacisë feministe dhe përfshirjen e grave në proceset vendimmarrëse ndërkombëtare, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në hapësirën frankofone dhe kulturore.

“Kosova mbetet e përkushtuar të kontribuojë në hapësirën frankofone dhe kulturore, duke promovuar barazinë gjinore dhe vlerat demokratike që ndajmë me Francën”, theksoi zëvendësministrja Gashi.

Palët u pajtuan të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e Frankofonisë, zhvillimit dhe diplomacisë kulturore, në frymën e miqësisë dhe vlerave të përbashkëta evropiane.

Gjatë takimit, zëvendësministrja Gashi u shoqërua nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.

Tags: Liza GashiTeve1Zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën