TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gashi: Me blerjen e raketave, shtetet armike kanë frikë të përfshihen në konflikt me Kosovën

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Gashi: Me blerjen e raketave, shtetet armike kanë frikë të përfshihen në konflikt me Kosovën

Xhavit Gashi, ish-atashe i Kosovës në ShBA, thotë se raketat “Javelin” që Kosova do t’i blejë nga ShBA kanë rendësi të madhe për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse sipas planit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gashi tha se ky lloj i raketave që janë kundër mjeteve të blinduara, janë përdorur edhe në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, që sipas tij kanë treguar kapacitet dhe efikasitet mbrojtës.

“FSK-ja tashmë është në fazën e dytë të plotësimit të planit 10-vjeçar, i cili përfundon në 2028-tën, ku blerjet janë të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve sipas planit të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Blerjet e këtyre raketave ka një rëndësi të madhe për sigurinë rajonale, jo vetëm të Kosovës. Ky sistem i raketave kundër tenkave është i avancuar, kanë kapacitet dhe efikasitet, ku janë parë më së shumti në konfliktin – luftën e fundit në Ukrainë. Kjo, pra e vendos FSK-në dhe Kosovën në një pozicion më të avancuar në nivelin e sigurisë rajonale, por edhe si një partner edhe më i besueshëm për ShBA-të dhe NATO-n”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ish-atasheu tha se me këto blerje me sisteme të tilla të armatimit, shtetet armike kanë druajtje, nëse planifikojnë të përfshihen në konflikt me Kosovën.

“Kjo blerje strategjike nuk i shërben vetëm mbrojtjes së Kosovës, sepse ne këtu nuk llogarisim vetëm raportet me Serbinë, mirëpo në kontekstin më të gjerë gjeo-strategjik këto blerje gjithsesi që ndikojnë në një lloj ‘deterrence’ që quhet në fjalorin ushtarak apo të ngjalljes së frikës së dyshimit të shteteve armike që mendojnë ta sulmojnë për shembull jo vetëm Kosovën, por regjionin që shkaktojnë telashe. Sepse, me sisteme të tilla të armatimit, normalisht që kanë një druajtje, nëse mendojnë ose planifikojnë të përfshihen në konflikte me Kosovën”, deklaroi ai.

Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e 246 raketa kundërtanke “Javelin” në vlerë prej 75 milionë dollarësh që prodhohen nga ShBA-ja. Këtë e ka konfirmuar edhe Departamenti amerikan i Shtetit duke e cekur se kjo vjen si mbështetje e ShBA-së për përmirësimin e sigurisë dhe avancimin e aftësive mbrojtëse të Kosovës./teve1.info/

 

Tags: FSKraketa "Javelin"Xhavit Gashi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Vdes një grua në Rahovec

Graçanicë: Dyshohet se mori 100 euro fals nga bankomati

Graçanicë: Dyshohet se mori 100 euro fals nga bankomati

​Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Arrestohet një shtetas i Kolumbisë pasi sulmoi me mjet të mprehtë dy gra në Prishtinë

Partia e Drejtësisë garon bashkë me LDK-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 15 deputetët e LDK-së

Tension në Superkupën e Spanjës: Alonso kritikon Simeonen për provokimet ndaj Viniciusit

Tension në Superkupën e Spanjës: Alonso kritikon Simeonen për provokimet ndaj Viniciusit

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Vdes një grua në Rahovec

Lewandowski pranon t’i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite

Lewandowski nuk largohet në janar nga Barcelona

Graçanicë: Dyshohet se mori 100 euro fals nga bankomati

Graçanicë: Dyshohet se mori 100 euro fals nga bankomati

​Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Arrestohet një shtetas i Kolumbisë pasi sulmoi me mjet të mprehtë dy gra në Prishtinë

Përmbytjet në disa zona, Rama: Shiu nuk ndalet me shpifje

Përmbytjet në disa zona, Rama: Shiu nuk ndalet me shpifje

Partia e Drejtësisë garon bashkë me LDK-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 15 deputetët e LDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën