TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gashi: Mbi 200 mijë qytetarë bartin armë potencialisht ilegale dhe të rrezikshme

nga Tëvë1
15 Nëntor, 2024
0
A A
Gashi: Mbi 200 mijë qytetarë bartin armë potencialisht ilegale dhe të rrezikshme

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bejtush Gashi ka thënë se vrasjet e fundit të cilat po ndodhin në Kosovë janë shqetësuese, ku thotë se duhet të merren masa dhe veprime konkrete në raport me përgjegjësinë.

Derisa, ish-ministri tha se sipas statistikave jo zyrtare mbi 200 mijë qytetarë bartin armë me vete, ku siç tha ministri të gjitha ato janë potencialisht ilegale dhe të rrezikshme për ata që i mbajnë.

Gashi thotë se është një departament brenda policisë, Departamenti i policimit në Bashkësi që sipas tij, ka përgjithësi që të përcjellë dhe monitorojë situatën në teren.

“Ky shqetësim duhet të shkojë në vesh të përgjegjësve që të marrin masa dhe veprime konkrete në raport me përgjegjësitë që ata kanë, këtu është një kompleks i masave që duhet të merren në fushën e parandalimit. Kemi mungesë të shërbimit të obliguar ligjor që policia ka për të ofruar përkrahje të rrezikuara përkatësisht të qytetarëve, duhet të rishikohen politikat e sigurisë. Është një departament brenda policisë, Departamenti i policimit në Bashkësi që ka përgjithësi të drejtpërdrejt që të përcjellë dhe monitorojë situatën në teren, policë me integritetit dhe shkallë të lartë të profesionalizmit për të krijuar një besueshmëri qytetarë dhe polici dhe të njëjtën kohë për t`a angazhuar inteligjencën policore”, ka deklaruar Gashi.

Sipas Gashit, këto raste janë në rritje ngase sipas tij, rritja e shkallës së ndëshkimit është e ulët dhe mungesa e pranisë së zyrtarëve policor në vendet e rrezikshmërisë së lartë.

Më tej, ai tha se komunikimet qytetarë-policë janë jashtëzakonisht shumë të vogla.

“Rritja e shkallës së ndëshkimit, fatkeqësisht ne kemi raste të tilla të cilat nuk marrin ndëshkimin e merituar, mungesa e pranisë së zyrtarëve policor në vendet ku janë potencialisht në vendet e rrezikshmërisë së lartë sidomos te gjenerata e re. Komunikimet me qytetarët dhe shqetësimet që përballen ata është jashtëzakonisht shumë i vogël sidomos ka nevojë që të rritet pranueshmëria e dorës së shtetit pranë institucioneve shkollore sidomos te shkollat e mesme, ku zakonisht ato mjedise mund te jenë si burim i të gjitha ato aktivitete që lidhen me kriminalitetin e kësaj gjenerate”, ka thënë ish-ministri.

Ndërkaq, Gashi thotë se brenda çdo shkolle duhet të jetë një zyrtarë që të komunikojë me policinë dhe përmes tij të barten informacionet.

Madje, ai ka përmendur se në disa shkolla ku janë bërë kontrollet e tilla janë gjetur armë të ftohta.

“Brenda çdo shkolle duhet të ketë përgjegjësin që është autoritet të komunikojë me policinë, një zyrtar dhe përmes tij të bartë informacionet. Në të gjitha shkollat që kanë bërë kontrolle të tilla, fatkeqësisht kanë gjetur armë të ftohta ka pas raste edhe armë zjarri ku janë gjetur te gjenerata e re. Sistemi i drejtësisë të merr masa dhe të shpejtojë procedurat për inicimin e këtyre rasteve, nëse shkohet me këtë logjik aktuale të ndëshkimit të atyre që bëjnë shkelje përkatësisht që mbajnë armën pa leje, të njëjtën kohë edhe në vendet që është e ndaluar dhe nuk marrin ndëshkim është inkurajim për të gjithë ata të cilët janë të pasionuar pas armës si mjet. Sipas statistikave jo zyrtare është se mbi 200 mijë është numri i armëve në duar të qytetarëve, të gjitha ato armë janë potencialisht janë ilegale dhe të rrezikshme për ata që i mbajnë”, ka theksuar ish-ministri në emisionin “Ditari” në Tëvë1./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici Alban Rashiti tregon si ndodhi sulmi në Banjskë

Polici Alban Rashiti tregon si ndodhi sulmi në Banjskë

Live – Tentimi i 29-të i konstituimit të Kuvendit

Live – Tentimi i 29-të i konstituimit të Kuvendit

Ekskluzive, Hajrulla Çeku kandidat i VV-së për Prishtinën

Ekskluzive, Hajrulla Çeku kandidat i VV-së për Prishtinën

Rexhepi e Hasani pajtohen për bashkëpunim në zgjidhjen e çështjeve në Luginë të Preshevës

Nis seanca e dytë gjyqësore për rastin “Banjska”

Nis seanca e dytë gjyqësore për rastin “Banjska”

26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës që i dha fund luftës në Kosovë

26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës që i dha fund luftës në Kosovë

Vazhdon sot gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë

Vazhdon sot gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X