Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve për 18 komunat që gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar procesin zgjedhor për kryetar komune.
Rezultatet kanë nisur të përditësohen edhe për Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Sipas rezultateve preliminare Faton Peci i VV-së po prin në listë me 8,336 vota ndërsa Arian Tahiri i PDK-së me 7,411.
/teve1.info/








