TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gara: Këtë vit është gërmuar në 7 lokacione, në Gjakovë e Skenderaj dyshohet për mbetje mortore

nga TËVË 1
20 Gusht, 2023
0
A A
Gara: Këtë vit është gërmuar në 7 lokacione, në Gjakovë e Skenderaj dyshohet për mbetje mortore

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, thotë se gjatë këtij viti ky Komision ka bërë gërmime në shtatë lokacione të ndryshme në kërkim të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai ka njoftuar se në disa lokacione që është gërmuar më herët do të rifillojnë përsëri gërmimet, si dhe do të ketë gërmime edhe në dy lokacione të tjera në komunën e Gjakovës si dhe në komunën e Skenderajt.

Ai tha se Komisioni Qeveritar i Kosovës në koordinim të plotë edhe me institucionet e tjera të përfshira po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që çështja e personave të zhdukur gjithsesi të trajtohet me prioritetin e veçantë.

“Në fakt brenda territorit të Republikës së Kosovës janë diku të paktën shtatë lokacione në të cilat kemi qenë të fokusuar ose jemi të angazhuar në kuptim të gërmimeve vlerësues gjatë këtij viti. Kjo edhe një herë konfirmon që Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës në koordinim të plotë edhe me partneret ose institucionet që janë pjesë e këtij procesi, realisht po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që çështja e personave të zhdukur gjithsesi të trajtohet me prioritetin e veçantë. Nga këto lokacione jo të gjitha kanë rezultuar me gjetje ose pozitive, në kuptim të gjetjeve të mbetjeve mortore ose të konfirmimit te dhënave që ne i kemi adresuar, por kjo nuk do të thotë as një rrethanë që ne nuk  vazhdojmë më të njëjtën dinamik me të njëjtin angazhim”, tha ai.

Gara theksoi se në lokacionet që është gërmuar më herët, në regjionin e Kamenicës lokacionin në lagjen Mat dhe një lokacion në regjionin e Podujevës, gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen përsëri gërmime.

“Nga shtat lokacione që i potencova, nga regjioni i Pejës, duhet me theksuar se para këtij lokacioni kemi qenë të angazhuar në regjionin e Kamenicës, pastaj kemi pasur tri lokacione në regjionin e Prishtinës, pra në varrezat e qytetit edhe në Arbëri dhe në varrezat e lagjes Mat. Por edhe në dy raste në periferi të Prishtinës në hapësirës e Gërmisë. Po ashtu kemi pasur edhe gërmimet që duhet me theksuar si fakt në lokacionin në Vidomeriq të komunës së Mitrovicës, përkatësisht në pjesën veriore të Kosovës dhe një lokacion në fshatin Kishnicë”, tha ai për EO.

Gara tha se është planifikuar që të fillojnë gërmimet edhe në dy lokacione të reja, në Gjakovë në fshatin Bishtazhin si dhe në një lokacion në komunën e Skenderajt.

Ai sa i përket lokacionit në komunën e Gjakovës tha se aty janë të varrosur viktimat  të disa maskuarve në komunën e Gjakovës, sipas tij, në fund të luftës në atë lokacion forcat serbe i kishte zhvarrosur përsëri trupat e viktimave duke i dërguar në drejtim të pa njohur, ku më pas një pjesë e atyre viktimave ishin zbuluar në një varreze masive në territorin e Serbisë.

Sipas tij, pas luftës ekspertet ndërkombëtar nga mbetjet kockore që kishin gjetur në lokacionin e Bishtazhinit, kanë arritur që t’i identifikojnë 16 viktima, e sipas tij, nga kjo është me rëndisë fakti që të bëhen përsëri gërmime në atë lokacion.

Gara tha se në lokacionin e Skenderajt ku pritet që të gërmohet, pas masakrës së 30 marsit të viti 1999 të fshatit Polac, viktimat e kësaj masakre janë groposur në një lokacion të caktuar në përpjekje të fshehjes së gjurmëve të krimit.

Sipas tij, pas luftës ekipet ndërkombëtare të angazhuara në këtë zonë kanë rritur të zhvarrosin diku mbetje mortore të 27 viktimave, por jo të gjitha viktimat që kanë qenë të groposura nga forcat serbe.

“Lokacioni tjetër që po ashtu është me interes dhe besoj që do të trajtohet në ditë në vijim është lokacionin në komunën e Skenderajt, pas masakrës me diku 30 mars 99-ës në fshatin Polac viktimat e kësaj masakre janë groposur, nga forcat serbe në një lokacion të caktuar në përpjekje të fshehjes së gjurmëve të krimit. Ditët e para të pas luftës ekipet ndërkombëtare të angazhuara në këtë zonë kanë rritur të zhvarrosin diku mbetje mortore të 27 viktimave pra jo të gjitha viktimave që kanë qenë të groposura nga forcat serbe sipas të dhënave që ne posedojmë”, tha ai.

Tags: Komisioni Qeveritar për të Pagjeturitkushtrim garambetje mortore
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X