TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

GAP: Nëse zgjatë inflacioni, kontrolli i çmimeve mund të dëmtojë sektorët e ndikuar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
QEVERIA QËNDRON INDIFERENTE, EKSPERTËT I KËRKOJNË TË MARRË MASA  

GAP sqaron se përmes këtij raporti, kanë analizuar të metat dhe përparësitë e praktikës së kontrollit të çmimeve, konkretisht efektet e rregullimit të çmimit të naftës në Kosovë, ndërhyrjet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës për të luftuar inflacionin dhe ndikimin e ndryshimit të mundshëm të disa normave tatimore.

“Së fundmi, me propozim të Qeverisë, Kuvendi ka aprovuar në lexim të dytë Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, i cili rregullon një numër më të madh të produkteve të shportës bazike. Gjetjet e këtij raporti tregojnë se gjatë kohës së kontrollit të çmimit të naftës vërehet një lëvizje më e sinkronizuar e çmimit të naftës me pakicë në Kosovë dhe asaj në berzë. Ndërkaq, në kohën kur çmimet e naftës janë të parregulluara vërehet një tendencë e menjëhershme e rritjes së marzhës së fitimit nga naftëtarët dhe sinkronizim i vonuar me çmimet në berzë. Nëse problemi me inflacionin shndërrohet në problem afatgjatë, politika e kontrollit të çmimeve mund të dëmtojë sektorët e ndikuar, siç tregojnë gjetjet nga vendet e tjera të cilat kanë aplikuar masa të ngjashme. Me Ligjin e miratuar nga Kuvendi, do të preken sektorë që së bashku kanë qarkulluar mbi 1.1 miliard euro në vitin 2021 apo sa 15% e BPV-së për atë vit. Praktikat e vendeve tjera tregojnë që kontrolli i çmimeve si instrument për uljen e inflacionit është jo-efektiv, meqë pas heqjes së kufizimeve, çmimet kanë tendencë të rriten menjëherë. Aplikimi i formave tjera të ndihmës ndaj qytetarëve, që kryesisht parashohin uljen e normave tatimore ose heqjen e TVSH dhe akcizës për disa produkte, mund të ketë ndikim buxhetor nga 205 deri 246 milionë euro në gjashtë muaj apo rreth 455 milionë euro në vit. Ndër problemet kryesore me politika të tilla mbetet targetimi jo adekuat, si dhe ndikimi në rritjen artificiale të konsumit”, thuhet në komunikatë.

Tutje instituti GAP rekomandon që krahas masave aktuale të Qeverisë, është e duhur që të miratohet paga e re minimale e cila do të ndikonte rreth 106 mijë punonjës të sektorit privat.

“Po ashtu, Qeveria e Kosovës duhet të hartojë dhe zbatojë politika të qëndrueshme për rritje të prodhimit vendor në mënyrë që të ulet varësia nga importi; të marrë vendime për kursimin e energjisë elektrike edhe në sektorin privat dhe në vazhdimësi të ndajë mjete për iniciativat që mbështesin rritjen e efiçiencës në konsum të energjisë në shtëpi; të konsiderojë lirimin nga obligimet tatimore për gazin dhe peletin, çmimet e të cilave parashihet të kontrollohen përmes ligjit të ri, si dhe të miratojë dhe fillojë së zbatuari Strategjinë e re të energjisë 2022-2031”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

​Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut nga Haga

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Numër i madh i të dyshuarve për manipulim të votave, ende po vazhdon intervistimi në Komunën e Gjilanit

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

Familjarët shprehen të gëzuar pas lirimit të Haxhi Shalës

Familjarët shprehen të gëzuar pas lirimit të Haxhi Shalës

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

​Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut nga Haga

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Numër i madh i të dyshuarve për manipulim të votave, ende po vazhdon intervistimi në Komunën e Gjilanit

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

Familjarët shprehen të gëzuar pas lirimit të Haxhi Shalës

Familjarët shprehen të gëzuar pas lirimit të Haxhi Shalës

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen me kusht

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen me kusht

Llapi eliminon Dritën nga Kupa

Llapi eliminon Dritën nga Kupa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën