TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Futbollisti kosovar, Erion Kajtazi, ftohet për prova nga gjiganti belg Anderlecht

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Futbollisti kosovar, Erion Kajtazi, ftohet për prova nga gjiganti belg Anderlecht

Erion Kajtazi është talenti i futbollit nga Kosova që pritet të bëjë hapin e radhës për të luajtur në futbollin evropian.

Në muajt e fundit, talentët kosovarë janë bërë cak i klubeve të mëdha evropiane, për shkak të cilësive që posedojnë, e që shihen si blerje të mira nga skuadrat që tentojnë zhvillimin e lojtarëve, shkruan LIG Sport

Futbollisti i radhës që ka marrë ftesë për t’u provuar në futbollin evropian nga ai kosovar është Erion Kajtazi.

Kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka gjatë një prononcimi për KOHA para disa javësh, kishte thënë se “një lojtar tjetër ka marrë ofertë nga Anderlecht”.

Kurse, lajmin se ky lojtar është Erion Kajtazi – Zeka e ka konfirmuar edhe gjatë një interviste të shkurtë për LIG Sport.

Reagon Presidenti i Trepçës 89, Abedin Zeka: Agim Ademi e ka shndërruar FFK-në në agjension turistik – Indeksonline.net

“Është e vërtetë që futbollisti në fjalë është Erion Kajtazi…”, ka thënë shkurtimisht Abedin Zeka

16-vjeçari ka marrë ftesë nga kryetari i klubit gjigant belg, Anderlecht për të shkuar në prova disa javore.

Menaxheri Shukri Asllani e ka konfirmuar ftesën e klubit të madh belg për Erion Kajtazin.

“Erioni posedon disa cilësi të veçanta që e dallojnë atë nga të tjerët. Është lojtar i ri, fizikisht dhe teknikisht shumë i mirë. Erioni është poashtu lojtar me potencial të madh. Unë jam kurreshtar ta shoh se si do të paraqitet ai në një nivel më të lartë se ky në Kosovë dhe tek një klub i madh sikur që është Anderlecht. Unë besoj në cilësitë dhe potencialin e Erionit si lojtar dhe jam optimist në këtë drejtim”, ka thënë menaxheri Shukri Asllani për LIG Sport.

Vlen të theksohet se Erion Kajtazi është një ndër lojtarët më të mirë në Kosovë në gjeneratën e tij. Ai luan si sulmues qendror, anësor si dhe disa pozita në mesin e fushës, andaj kjo është një veçanti e tij.

Ai poashtu ka qenë pjesë e Kombëtares U17 të Kosovës, ku është paraqitur në ndeshje të mëdha ndaj Austrisë, Ukrainës, Italisë, Sllovenisë, Bullgarisë e Turqisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Ballkani vazhon me përforcime

Ballkani vazhon me përforcime

Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-së

Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-së

Rama në DASh: Koordinimi me ShBA-në, kyç për projektet ekonomike të Prishtinës

Rama në DASh: Koordinimi me ShBA-në, kyç për projektet ekonomike të Prishtinës

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Emirateve: Diskutime për projekte të reja në shëndetësi

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Emirateve: Diskutime për projekte të reja në shëndetësi

AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram

AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram

Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës

Bidonë me mjaltë e materiale ndërtimore – Dy raste të kalimit të paautorizuar kufitar ndalohen në veri

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Prizren, e bëri për spital një tjetër

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Goditi me veturë një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet vozitësja

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë mbetet pa rrymë, repartet vitale funksionojnë me gjeneratorë

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë mbetet pa rrymë, repartet vitale funksionojnë me gjeneratorë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën