Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica ka thënë se ende nuk dihet shkaku i shembjes së dheut në rrugën “Malush Kosova”.
Ai ka thënë se policia është në vendin e ngjarjes bashkë me inspektoratin e ndërtimit si dhe ekipet për siguri dhe emergjenca, KEDS-in dhe Ujësjellësin, ndërsa për momentin janë duke u marrë masat fillestare të sigurimit të vendit.
Fushtica ka bërë të ditur se pronari i ndërtesës është thirrur nga Policia dhe se kjo rrugë do të jetë e mbyllur për një kohë të gjatë.
“Pronari i ndërtesës është thirrur nga Policia si shkak i këtij rasti. Realisht sipas të gjitha gjasave do të iniciohet edhe rasti për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Nesër Inspektorati Ndërtimor do të dalë në vendin e ngjarjes dhe do të fillojë me masat që duhet të ndërmerren. Rruga do të jetë e mbyllur, realisht këtu rrugë nuk do të ekzistojë për një kohë të gjatë. Do t’i marrim të gjitha masat që kjo hapësirë të jetë e sigurt që të mos vijë deri te ndonjë rrezik tjetër dhe ekipet do të mbesin këtu deri sa të largohet dhe eliminohet rrezik”, ka thënë Fushtica, raporton Tëvë1.
Shembja e dheut dëmton gypin, këto zona mbesin pa ujë në kryeqytet




