TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fushë-Kosovë: Inspektorati nis aksionin për lirimin e hapësirave publike, qytetarët e përkrahin

Inspektorati Komunal i Fushë-Kosovës ka nisur përseri aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke larguar terasat dhe pengesat e vendosura pa autorizim në trotuare dhe sipërfaqe të përbashkëta.

by Jona Kelmendi
1 muaj ago
0 0
A A

Autori: Jona Kelmendi

Është hapësirë e dedikuar për këmbësorë.

Por, deri të martën trotuari u shfrytëzua nga ky biznes në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

E veprimet e tilla, vunë në lëvizje këtë javë Inspektoratin Komunal të Fushë Kosovës.

Këta cak kishin hapësirat e uzurpuara publike.

Këtë fat e kishte, edhe biznesi i Suad Avdiut.

Pavarësisht që iu largua tarraca, Avdiua po e quan vendim të duhur.

“Edhe na e kemi pas tarraca, por ajo hapësirë e uzurpuar është ashtu, por si do që të jetë mirë është që është liru, shpresoj që ka mu bo ma mirë se qysh është kon. Na aty nuk është që kemi pagu najsen për ato faleminderit që na kan lon deri në atë kohë”, është shprehur Avdiu.

Por, edhe më shumë këtij aksioni, iu gëzuan qytetarët e Fushë Kosovës.

“Hapsira është kon e ngushtë pa parkinge, qytetarët u duhej të ecnin nëpër rrugë për me kalu, kanë njerëzit fëmijë me kolica, njerëz të sëmurë me kolic, e nëse vazhdohet kështu rregullohet çdo gjë” u shpreh një banore.

“Hapësirat që do të lirohen, është një epërsi shumë e madhe të cilët do të lejohen që të lëvizin lirshëm edhe nënat me fëmijë edhe gjithë ata të tjerët që kan mundësi të kalojnë këtë hapësirë do të ken qasje me të mirë edhe me të këndshme” ka thënë një banor tjetër.

E në Inspektoratin komunal të kësaj komune, aksionin po e cilësojnë si të domosdoshëm.

“Inspektorët kanë dal në teren me qëllimin e hapësirave publike komuna e Fushë Kosovës në të kalumen e ka pas një kontratë për një operator me rrenim të disa objekteve pa leje mirëpo nëse kontrata është shpenzu ne po i presim procedurat e prokurorimit, që të kontraktojmë një kompani tjetër dhe të vazhdohet me aksionin që ka nis më herët, lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm sidomos në pjesën e qytetit por duke mos përjashtua as zonat e tjera të qytetit ku janë zënë ato”, ka thënë Hajra.

Sipas Hajrës ky aksion nuk do të përfundoj pa u liruar të gjitha hapësirat publike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: 13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga vendi

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

“Info Nata”- 02.03.2026

“Info Nata”- 02.03.2026

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën