TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fushata zgjedhore – e kushtueshme, pritet verifikimi i shpenzimeve të plota

by TËVË 1
2 vjet ago
2
A A
Zyrtarizohen tri koalicione parazgjedhore në KQZ

Shumica e subjekteve politike kanë bërë një fushatë të kushtueshme ndonëse limiti i tyre i shpenzimeve ishte jo më shumë se 2 milionë e 47 mijë euro. Sidoqoftë, monitorimi Zyrës së Regjistrimit e Certifikimit dhe asaj të Kontrollit Financiar të KQZ-së do të verifikojë nëse ato do të deklarojnë shpenzimet e plota.

Tubimet, sallat, posterët, reklamat në media, kompanitë konsulentë, dhe  zyrat e marra me qira, kanë lënë përshtypjen për një fushatë të kushtueshme zgjedhore të shumicës së subjekteve politike në Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit. Në këto zgjedhje një subjekt politik ka mundur të shpenzojë deri në 2,047.000 euro.

Rrejti i organizatave “Demokracia në Veprim” që ka monitoruar fushatën zgjedhore për kah respektimi i rregullave ligjore, vlerëson se  fushata e shumicës së subjekteve dukej më e shtrenjtë se që ishte limiti i shpenzimeve .

Eugen Cakolli, nga “Demokracia në Veprim”, thotë se bazuar në trendët e monitorimit, shumica e subjekteve kanë bërë fushatë të kushtueshme.

“Janë në kufij të shumës prej dy milionë eurosh. Duket që subjektet politike janë në limite të shpenzimeve të përcaktuara e disa prej tyre mund ta kenë kaluar këtë limit”, thotë Cakolli.

Zyra për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe Njësia e Kontrollit Financiar përmes zyrtarëve nëpër komuna kanë bërë monitorimin e fushatës në terren dhe të dhënat do të përdorën për të krahasuar raportet financiare të partive politike.

Besnik Buzhala, shefi kësaj zyre, i ka thënë Radio Kosovës se janë monitoruar tubimet e subjekteve politike të certifikuara, zyrat e tyre të marra me qira dhe materialet promovuese të tyre.

“Të dhënat janë mbledhur dhe ato do t’i dorëzohen auditorit e i cili do të auditojë raportet e deklarimit financiar të subjekteve politike, për të vërtetuar se a kanë raportuar saktë dhe a i kanë zbuluar të gjitha shpenzimet e tyre gjatë fushatës”, thotë Buzhala.

Subjektet politike obligohen të dorëzojnë këto raporte financiare 30 ditë pas certifikimit të rezultatit përfundimtare të zgjedhjeve.

Ylli Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e  Korrupsionit, gjithashtu ia ka konfirmuar Radio Kosovës se agjencia që ai drejton, ka shqiptuar vërejtje për disa zyrtarë që nuk kanë raportuar donacionet për subjektet politike në fushatë, si formë e mundshme indirekte e ndikimit në votë.

Transaksionet financiare të partive politike apo personave të lidhura me to gjithashtu monitorohen nga Njësia e Inteligjencës Financiare, por kjo njësi nuk ka pranuar të japë detaje për rastet e monitoruara të transaksioneve që ndërlidhen me fushatën zgjedhore.

Buxheti i Kosovës ndan 4.8 milionë euro nën vit në mbështetje të partive politike në vend, por jo posaçërisht për fushatë dhe në shumtën ato deklarojnë në raportet e tyre financiare vetëm të ardhurat nga buxheti i shtetit, por jo edhe burimet e tjera financiare.

“Nuk do mend e as analizë shumë për të kuptuar se partitë politike marrin financa nga donatorë të ndryshëm privatë, por që shteti nuk ka mungesë të resurseve për të hetuar ato”,ka thënë Cakolli.

Ligji për Financimin e Partive Politike kufizon kompanitë që financojnë një subjekt politik që nuk mund të marrin tenderë jo vetëm kur ajo parti të jetë në pushtet por edhe tri vite më pas, dhe për këtë arsye shumica e subjekteve nuk zbulojnë burimet e donacioneve të tyre.

Tags: Fushata zgjedhoreTeve1zgjedhjet 2025
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy persona të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Dy persona të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për të kthyer stabilitetin institucional

​IKD: Ministria e Drejtësisë të zgjasë afatin e konsultimit publik për Projektkodin Civil

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

​Bogujveci: Ekipi projektues drejt finalizimit të projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit

“Fontana” në Ulpianë, në fokus të projektit për Lojërat Mesdhetare 2030 – banorët kundërshtojnë ndërtimin e objektit dhjetëkatësh

“Fontana” në Ulpianë, në fokus të projektit për Lojërat Mesdhetare 2030 – banorët kundërshtojnë ndërtimin e objektit dhjetëkatësh

Vizita e përfaqësuesve të pushtetit të ri serb në Kosovë, LVV: S’kishte nevojë për leje- opozita kërkon sqarime

Vizita e përfaqësuesve të pushtetit të ri serb në Kosovë, LVV: S’kishte nevojë për leje- opozita kërkon sqarime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën