TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FSP e PTK-së: Kërkojmë nga Prokuroria nisjen e hetimeve për bllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës

by teve1
1 vit ago
0
A A
FSP e PTK-së: Kërkojmë nga Prokuroria nisjen e hetimeve për bllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës

Federata Sindikale e Pavarur e Postes dhe Telekomunikacionit të Kosovës, ka kërkuar që prokuroria të nis hetimet për bllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës, i cili veprim sipas tyre është marrë nga përmbaruesi me urdhër të ish pronarëve të Z-Mobile.

Sipas FSP të PTK-së, mungesa e veprimit nga ana e prokurorisë jo vetëm që inkurajon padrejtësinë, por siç kanë thënë gjithashtu sinjalizon mosinteresim për mbrojtjen e interesave të punëtorëve dhe të pronës publike.

Po ashtu, kjo sindikatë ka kërkuar që të merren masa nga institucionet relevante, për të garantuar që punëtorët të marrin pagat e tyre, si dhe kanë kërkuar shkëputje të plotë nga çdo kontratë e dyshimtë dhe kriminale në mënyrë që sipas tyre të rikthehet integriteti dhe transparenca e Telekomit.

“U benë një muaj që nga bllokimi i llogarive bankare të Telekomit të Kosovës, një veprim i ndërmarrë nga përmbaruesi me urdhër të ish-pronarëve të Z Mobile, një kompani kriminale që ka vepruar përmes kontratave të dyshimta dhe të bazuara në korrupsion. Ky akt i paprecedent ka lënë mijëra punëtorë pa paga mujore dhe ka bllokuar funksionimin e përditshëm të, Telekomit të Kosovës, duke krijuar një situatë alarmante për të ardhmen e kompanisë dhe të punëtorëve të saj.Ndërsa ne përballemi me pasojat e kësaj afere të gjatë kriminale që ka gërryer Telekomit të Kosovës, ndër vite, institucionet e drejtësisë, përfshirë Prokurorinë, vazhdojnë të heshtin. Mungesa e veprimit nga ana e tyre jo vetëm që inkurajon padrejtësinë, por gjithashtu sinjalizon mosinteresim për mbrojtjen e interesave të punëtorëve dhe të pronës publike.

Kërkojmë dhe apelojmë urgjentisht: Veprim nga Prokuroria – që të nisë hetimet për këtë çështje dhe të ndjekë penalisht të gjithë ata që kanë kontribuar në krijimin dhe vazhdimin e lidhjeve korruptive të kësaj kompanie kriminale që ka dëmtuar Telekomin e Kosovës, marrje masash nga institucionet relevante, për të garantuar që punëtorët të marrin pagat e tyre dhe që Telekomi të çlirohet nga çdo ndërhyrje e padrejtë që po e shkatërron funksionimin dhe qëndrueshmërinë e tij, shkëputje të plotë nga çdo kontratë e dyshimtë dhe kriminale – për të rikthyer integritetin dhe transparencën e Telekomit dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për punëtorët dhe për kompaninë. Si përfaqësues të punëtorëve, ne jemi të vendosur në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe në kërkimin e drejtësisë për një kompani që ka mbetur peng i lidhjeve kriminale dhe korruptive. Në emër të të gjithë punëtorëve të Telekomit të Kosovës, kërkojmë që ky abuzim i hapur të marrë fund dhe që drejtësia të vihet në vend”, thuhet në komunikatë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën