Teksa ka bërë të ditur se aktivitetet janë realizuar në gjithsej 60 institucione shkollore dhe parashkollore.
“Festat për ushtarakët tanë kanë kuptim të plotë vetëm kur janë në mesin e qytetarëve tanë! Me rastin e festave të fundvitit, Njësia për Çështjet Civile të FSK-së, në bashkëpunim me Fondacionin “MUTE”, kanë realizuar shpërndarjen e mbi 4500 dhuratave për fëmijë. Aktivitetet janë realizuar në regjionin e Prishtinës, respektivisht në 60 institucione shkollore dhe parashkollore, duke përfshirë vendbanime urbane dhe rurale. Shërbimi ndaj Atdheut dhe Qytetarit tonë është Detyra dhe Nderi ynë!”, ka shkruar Mehaj në Facebook./teve1.info/.