Një ekip nga akademia ushtarake e Forca e Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani.
Kështu ka bërë të ditur, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një postim në Facebook.
“FSK pjesë e Javës Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani. Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë, një ekip nga Akademia Ushtarake e FSK-së, Qendra për Studime Universitare ( QSU) morën pjesë në Javën Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani”, ka shkruar Maqedonci./teve1.info/