Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor të quajtur “Iron Mike”.
Sipas FSK-së, ky ushtrim fushor ka kulmuar me ushtrimin final “Sulm në objektivë” që është realizuar me zjarr të drejtpërdrejt – LFX.
Ndër tjerash bëhet e ditur se ky ushtrim është vlerësuar nga Vëzhgues-Kontrollues të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së bashku me ata nga ushtria amerikane (SATMO).
“Përfundimin e ushtrimit fushorë nga afër e ka përcjell zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj dhe Atasheu Amerikan Nënkolonel KIM, oficer e nënoficerë të FSK-së”, thuhet në njoftim.