TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FSK-ja me kuzhinierë të huazuar

by Fetije Kamberi
12 muaj ago
0
A A
FSK-ja me kuzhinierë të huazuar

Nga 1 tetori, ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës po ua përgatisin ushqimin kuzhinierët e Qendrave Korrektuese dhe Studentore. Kjo gjendje erdhi pasi, një ditë më herët ka përfunduar marrëveshja në mes FSK-së dhe kompanisë së kontraktuar. Ish ushtaraku, Ismet Ibishi thotë se kjo gjendje është e pafalshme dhe se përgjegjësit duhet të dënohen. Ai thotë se mund të ketë edhe helmim të mijëra ushtarëve kosovarë.

Ushqimin për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë përgatitur kuzhinierët e Qendrave Korrektuese dhe Qendrës Studentore.

Punëtorët e këtyre dy institucioneve po punojnë për FSK-në pasi marrëveshja në mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kompanisë së kontraktuar ka skaduar më 30 shtator.

Në pamjet e siguruara prej Tëvë1, shihet se të martën në kazermën “Adem Jashari” në kryeqytet atyre iu servua gjella, oriz, mish pule e supë.

Detaje rreth marrëveshjes dhe ushqimit në hollësi nuk kanë dhënë Ministria e Mbrojtjes. Por  ata iu drejtuan pyetjeve vetëm me një komunikatë.

“Të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së janë duke funksionuar si çdo ditë tjetër. Pjesëtarëve të FSK-së janë duke ju shërbyer shujtat ditore të zakonshme, i vetmi dallim është që ushqimi është përgatitur nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Kjo do të jetë periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional. Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që përmes procesit të rekrutimit të kuzhinerëve sa më parë të vendosim vet-qëndrueshmëri dhe mos varësi nga proceset e stërzgjatura të prokurimit si dhe nga operatorët ekonomik të pakët në Kosovë që mund të ofrojnë shërbime të tilla, duke i dhënë zgjidhje një herë e mirë një problemi të kamotshëm”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

Por, kjo situatë është e pafalshme për ish ushtarakun e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ismet Ibishin.

Madje Ibishi është kundër që ushqimi i ushtarëve të bëhet me kompani jashtë institucionit.

Sipas tij, kjo gjendje mund të dërgojë në helmimin e mijëra ushtarëve.

Pa përgjigje të martën kanë qenë edhe drejtuesit e Qendrës Studentore.

Tëvë1 ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës mirëpo as ky institucion nuk ka dhënë detaje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Deçanit i duhet një kryetar që nuk ankohet – Faton Selmanaj, punëtor e i sinqertë

Kurti: Deçanit i duhet një kryetar që nuk ankohet – Faton Selmanaj, punëtor e i sinqertë

Bajrami: Vetëvendosje nuk është e interesuar për konstituim të Kuvendit

Bajrami i reagon Muratit për rritjen ekonomike, i përmend inflacionin

Dogana parandalon dy raste kontrabande në Jarinjë, sekuestron argjend dhe produkte qumështi

Dogana parandalon dy raste kontrabande në Jarinjë, sekuestron argjend dhe produkte qumështi

Haradinaj: Vota për 174, zgjedhje për një Mitrovicë që bën “Dritë”

Liverpool e fiton derbin lokal, vazhdon i pamposhtur në Angli

Sulmet izraelite vrasin 14 njerëz në Gazë, teksa disa shtete po përgatiten ta njohin shtetin palestinez

Sulmet izraelite vrasin 14 njerëz në Gazë, teksa disa shtete po përgatiten ta njohin shtetin palestinez

Dogana parandalon dy raste kontrabande në Jarinjë, sekuestron argjend dhe produkte qumështi

Dogana parandalon dy raste kontrabande në Jarinjë, sekuestron argjend dhe produkte qumështi

Haradinaj: Vota për 174, zgjedhje për një Mitrovicë që bën “Dritë”

Haradinaj: Vota për 174, zgjedhje për një Mitrovicë që bën “Dritë”

Kapet me 21 kg drogë, arrestohet shqiptari në Greqi

Kapet me 21 kg drogë, arrestohet shqiptari në Greqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën