Përmes një postimi në Facebook, FSK-ja ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni dyditor, janë larguar mbetje të rrezikshme që datonin që nga koha e Luftës së Parë Botërore të cilat rrezikonin sigurinë e banorëve.
“Mbetjet janë hasur gjatë punimeve për shtrimin e rrymës në lagje. Mjetet janë tërhequr në mënyrë të sigurtë dhe do të shkatërrohen në mënyrë të kontrolluar ditëve në vijim në një zonë të sigurtë”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/