TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

FSK-ja do pajiset me çizme ushtarake pas dy vitesh e Policisë vazhdojnë t’i dështojnë tenderët

Institucionet e sigurisë vazhdojnë t’i kenë sfiduese arritjen e marrëveshjeve për pajisje pune. U anulua edhe një herë tenderi për ndërtimin e Stacionit Policor në Zubin Potok, e FSK pas dy vitesh do të pajiset me çizme ushtarake. E për njohësit e sigurisë, këto situata janë shqetësuese.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
FSK-ja do pajiset me çizme ushtarake pas dy vitesh e Policisë vazhdojnë t’i dështojnë tenderët

Sërish është anuluar tenderi për ndërtimin e Stacionit Policor në Zubin Potok.

997 mijë euro është buxheti i paraparë nga Policia e Kosovës për këtë projekt.

Por gjitha ofertat, shkojnë përtej kësaj vlere, çka solli që edhe një herë të anulohet.

Të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime të cilat në mase substanciale e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit.

Ky institucion i sigurisë të natyrës urgjente e ka vlerësuar edhe furnizimin e kabineteve për vendosje të armëve të gjata.

Këto janë edhe armët më të sofistikuara që ka në përdorim Policia e Kosovës, me të cilat kryen patrullime të përditshme.

Për furnizimin e këtyre kabineteve, vlera e parashikuar është afro 124 mijë euro.

Për sindikatën e Policisë, këto vonesa janë të papranueshme.

“Çdo dështim e pengon punën policore. Dhe bëj apel qe me këto tendere të ketë kujdes, të zyrtarizohen sa më shpejt dhe të ketë sa më pak anulime, për shkak se bie edhe efikasiteti i punës, për shkak se që të gjitha furnizime që na duhen, janë të adresura në tendere, pra janë nevoja për kryerjen e detyrave”, ka thënë Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Sfida me përmbyllje të marrëveshjeve ka edhe për Ministrinë e Mbrojtjes.

E pas gati dy vite në procese tenderuese, e anulim pas anulimi, është arritur marrëveshja për çizme ushtarake për nevoja të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Mbetet shqetësues fakti që pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës të mos kenë pajisjet e duhura sikurse janë çizmet, duke marrë parasysh faktin se janë seriozisht në një situatë të rëndë për shkak të aktiviteteve operatoive, dhe sigurisht që pjestëarët e FSK-së, kanë nevojë më shumë se çdo strukturë tjetër që merret me siguri për këto pajisje”, ka deklarua njohësi i sigurisë, Bedri Elezi.

1 milionë e 887 mijë euro kushtuan 8500 palë çizme verore dhe 8500 palë çizme dimërore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

“Info Nata”- 18.03.2026

“Info Nata”- 18.03.2026

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën