Po i tregon llojet e armatimit të cilat i posedojnë.
Kjo është Njësia e Operacioneve Speciale e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët reagojnë vetëm kur i kërkohet në raste me rrezikshmëri të lartë apo ekstreme.
Për Tëvë1 në Ditën e Forcës, pjesëtari i kësaj njësie jep detaje për llojin e snajperëve që ky njësit përdor.
“Këtu e kemi snajperin AXMC i cili shërben për goditje precize deri në 1500 metra me dy tyta të ndryshme me pajisje për natën dhe ditën po ashtu edhe me sputer. Po ashtu kemi snajperin Sixaëer me pajisje për shikim natën po ashtu vëzhgues për ndihmësin e snajperistit…..”, shpjegoi ushtari i FSK-së.
Një ish-oficer i FSK-së, tash pensionist, thotë se është kënaqësi e madhe ta sheh fuqinë që ka sot ushtria.
“ Ne kemi qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kemi qenë oficer më herët është kënaqësi e madhe, unë edhe pse kam dalë në pension vetëm se i kalova tetë vite, prap vi e vizitoj, është kënaqësi me i pa këta fëmijë, rininë me mjete kanë ecë kanë qenë në plan të afat mesëm dhe afat gjatë”, tha ai.
E të kënaqur më këto kapacitete ushtarake që i posedon FSK, janë qytetarët që erdhën për të vizituar kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Për ti njoftuar me ushtarakët e Kosovës, prindërit sollën edhe fëmijët.
“Është kënaqësi me pa çdo ditë e më shumë zhvillimin e Ushtrisë së Kosovës, kemi ardhë me djalin me pa ushtrinë e Kosovës. Me krahasu me vitin e kaluar pashë risi më shumë, edhe pse moti kësaj here është më i ftohtë”, u shpreh një qytetar.
Duke parë nga afër armatimin që posedon FSK, një qytetar tha se duhet të shtohen edhe më shumë pajisjet.
“ Çdo ditë e më përpara duke shkuar, mirë shumë vetëm le të vazhdojnë kështu, ashtu edhe duhet. Për momentin është mirë duhet edhe më mirë, kushtet me i pas më të mira, armatimin më të mirë, edhe sigurimin shëndetësor edhe më të mirë” , tha një tjetër qytetar.
Dyert e kazermës “Adem Jashari” në manifestimin për shënimin e Ditës së Forcës u hapën në ora 09:00 dhe u mbyllën në ora 14:00.






