TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FSHF-ja kërkon sqarime nga federata serbe për sulmin ndaj Tërnocit

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
FSHF-ja kërkon sqarime nga federata serbe për sulmin ndaj Tërnocit

Përmes një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të shtunën pak para mesnate, e që nuk është shpërndarë në profilet e federatës në rrjetet sociale, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se i është drejtuar me letër Federatës së Futbollit të Serbisë për incidentin ndaj klubit shqiptar nga Lugina e Preshevës, Tërnoci.

Tërnoci luan në njërën prej ligave të ulëta të Serbisë, në nivelin e pestë, ndërsa të dielën e kaluar luajti ndaj ekipit të quajtur Mladosti, në qytetin serb Bosilegrad. Policët serbë hynë në zhveshtoren e Tërnocit, ndërsa sulmuan fizikisht lojtarin e kësaj skuadre, Veton Zeqiri, dhe ofenduan të tjerët. Incidentin bëri bujë, ndërsa tashmë ka reaguar FSHF-ja.

Federata Shqiptare e Futbollit në letër ka përmendur faktin që është organizatore me Federatën e Futbollit të Serbisë të Evropianit U21 të vitit 2027. Përmes letrës, FSHF-ja ka shprehur shqetësimin për incidentin e 6 prillit. Sipas Federatës Shqiptare, incidenti ngre pikëpyetje mbi kushtet në të cilat ekipet dhe lojtarët marrin pjesë në gara dhe mund të ndikojë në respektin e ndërsjellë.

“Ndajmë shqetësimin tonë në lidhje me një incident të ndodhur së fundmi me ekipin KF Tërnoci, gjatë ndeshjes së zhvilluar më 6 prill në Luginën e Preshevës. Sipas disa raportimeve mediatike dhe pamjeve filmike të bëra publike, në përfundim të ndeshjes, forcat e policisë kanë hyrë në fushë, kanë ushtruar forcë fizike ndaj të paktën një lojtari, Veton Zeqiri, dhe më pas kanë kryer kontrolle në dhomën e zhveshjes së ekipit, duke kontrolluar edhe sendet personale të lojtarëve. Ky incident ka shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm dhe ngre pikëpyetje serioze mbi kushtet në të cilat ekipet dhe lojtarët marrin pjesë në veprimtaritë futbollistike. Situata të tilla jo vetëm që rrezikojnë mirëqenien e të përfshirëve, por mund të ndikojnë edhe në frymën e lojës së ndershme dhe respektit të ndërsjelltë — elemente thelbësore për sportin tonë, sidomos në kuadër të përgatitjeve tona të përbashkëta për UEFA Euro U21 2027”, shkruan në letrën e FSHF-së. 

FSHF-ja nuk ka përmendur që Tërnoci është ekip shqiptar, por ka kërkuar që të gjithë, pa dallim, të trajtohen drejtë.

“Ju drejtohemi me mirëkuptim dhe respekt për të kërkuar që Federata e Futbollit e Serbisë të shqyrtojë me vëmendje këtë çështje, të ndihmojë në sqarimin e fakteve dhe, aty ku është e nevojshme, të ndërmarrë hapat e duhur për të garantuar që të gjithë lojtarët dhe ekipet — pa dallim — të trajtohen me drejtësi, dinjitet dhe në përputhje me parimet që përfaqëson sporti ynë”, ka shkruar tutje FSHF-ja.

Federata Shqiptare e Futbollit është në thumb të kritikave që vendosi për organizimin e përbashkët me Federatën e Futbollit të Serbisë të Evropianit të vitit 2027 për futbollistët deri në 21 vjet. Derisa në Serbi nuk ka pasur e nuk ka shumë presion për këtë organizim, në Shqipëri, e sidomos në Kosovë, kritikët janë të zëshëm. 

Por vendimi tashmë është zyrtarizuar nga UEFA. Madje presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, e ka lavdëruar këtë organizim të përbashkët.

Ndaj FSHF-së ka pasur kritika edhe për faktin që nuk reagoi pasi flamuri i Kosovës u largua nga Kongresi i UEFA-s në Beograd, javën e kaluar.

Dhe tashmë FSHF-ja ka vendosur të reagojë për sulmin ndaj Tërnocit, ndonëse me gjashtë ditë vonesë dhe me njoftim të lëshuar pak para mesnate. Në sajtin zyrtar të FFK-së nuk ka ndonjë reagim për incidentin e Tërnocit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria pëson humbje nga Uellsi në Shkodër

Shqipëria pëson humbje nga Uellsi në Shkodër

Kosova pëson humbje nga Austria, zbehen gjasat për Botëror

Kosova pëson humbje nga Austria, zbehen gjasat për Botëror

FFK-ja e pëson nga UEFA, dënohet me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve dhe ndalim të shitjes së biletave

FFK-ja e pëson nga UEFA, dënohet me 35 mijë euro gjobë shkaku i sjelljeve të tifozëve dhe ndalim të shitjes së biletave

UEFA dënon Serbinë për shkeljet e shumëfishta

UEFA dënon Serbinë për shkeljet e shumëfishta

​Kosova nikoqire e konferencës rajonale për integritetin financiar në kuadër të Procesit të Berlinit

​Kosova nikoqire e konferencës rajonale për integritetin financiar në kuadër të Procesit të Berlinit

Basha takon ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin në transport

Basha takon ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunimin në transport

​Deputeti i PDK-së: Instalimi i njerëzve të LVV-së në Presidencë është shqetësues

​Deputeti i PDK-së: Instalimi i njerëzve të LVV-së në Presidencë është shqetësues

Hamza: S’ka takim për presidentin pa u miratuar në lexim të dytë Ligji për Specialen

Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi krenarë për të kaluarën dhe të bashkuar për të ardhmen

11 vjet nga anëtarësimi në Frankofoni, Hoxhaj thekson rëndësinë për diplomacinë kosovare

Hoxhaj në 27-vjetorin e PDK-së kujton Thaçin, Veselin dhe Krasniqin: UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit

Hyn në fazën përfundimtare asfaltimi i rrugës Grejkoc – Rrafshi i Livadheve, investim prej 3 milionë eurosh

Hyn në fazën përfundimtare asfaltimi i rrugës Grejkoc – Rrafshi i Livadheve, investim prej 3 milionë eurosh

Përmbytje të mëdha në Itali, rrugët mbulohen nga balta dhe makinat përfundojnë në ujë

Përmbytje të mëdha në Itali, rrugët mbulohen nga balta dhe makinat përfundojnë në ujë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën