Latifi është shprehur i gëzuar që së bashku me bashkëpuntor ka përuruar këtë projekt me vlerë afër 70 mijë euro .
“Jam i gëzuar që me zëvendës ministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, kryetarin e fshatit Beqë Shala, drejtorin për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, Erhan Morina si dhe me bashkëpunëtorët e bashkëqytetarët, sot përuruam këtë projekt. Projekti në vlerën prej 69,996,98 €, është bashkëfinancim i Ministrisë për Zhvillim Rajonal dhe Komunës së Rahovecit, ku 50,000 € janë ndarë nga MZHR dhe 19,996.88 € nga Komuna”, ka shkruar ai.