TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Frutat fantastike për zemër plot shëndet

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Frutat fantastike për zemër plot shëndet

Disa fruta ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut dhe të tjera mbajnë kolesterolin në nivelet e duhura të organizmit.

Pjepri
Vitamina C dhe beta karoteni, dy antioksidantë të fuqishëm, në bashkëpunim me kaliumin, të cilin e përmban dyfish më shumë se bananet, ofrojnë përbërës të shkëlqyer në mbrojtjen e përditshme kundër tensionit të lartë që ndikon fort në aktivitetin e zemrës. Gjysma e një pjepri ka 97 kalori, 1 gram yndyrë dhe 2 gram fibra. Këshilla për përdorim: Priteni në kuba të vegjël dhe vendoseni në frigorifer, pastaj e grini në blender dhe do të përfitoni një pije të mrekullueshme të ftohtë.

Lëngu i Boronicës së kuqe

Ky lëng pastron gjakun nga infeksionet e fshikëzës dhe kështu ofrn mbrojtje nga zhvillimi dhe akumulimi i bakterieve të dëmshme. Një filxhan i këtij lëngu ka 144 kalori, 0 gram yndyra dhe 0 fibra. Nëse blini lëng boronice 100 për qind të pastër dhe ia shtoni atë ujit që e pini çdo ditë, pa shtuar sheqer, do t’i bëni një shërbim të përkryer organizmit tuaj.

Domatet

Domatet përmbajnë likopen, një prej karotenoideve më të forta i cili shërben si antioksidant në organizëm. Studimet e fundit tregojnë se domatet arrijnë të ulin rrezikun e problemeve lidhur jo vetëm me zemrën dhe tensionin e gjakut, por edhe me rrugët urinare, stomakun dhe zorrën e trashë, nëse hahet nga një kokërr në ditë. Një domate ka 26 kalori, 0 yndyra dhe 1 gram fibra. Priteni domaten e freskët në feta, hidhni vaj ulliri sepse likopeni më së miri përthithet nga organizmi nëse kombinohet me yndyrë bimore cilësore.

Rrushi i thatë

Është një burim i shkëlqyer hekuri i cili ndihmon në qarkullimin e gjakut. Një gjysmë filxhani ka 218 kalori, 0 yndyra dhe 3 gramë fibra. Shtoni rrush te thatë tek drithërat që konsumoni në mëngjes dhe kjo veçanërisht vlen për femrat të cilat gjatë cikleve të tyre kanë nevojë për më shumë hekur.

Fiku

Ka shumë kalium dhe fibra, por edhe vitaminë B6, e cila është e nevojshme për organizëm të mirë. Kaliumi zvogëlon kolesterinën dhe parandalon mbajtjen e ujit të tepërt në trup. Një fik ka 37-48 kalori, 0 yndyra dhe 2 gramë fibra. Fiku i freskët është më i shijshmi, por disa i preferojnë të thatë dhe i konsumojnë duke përfituar energji dhe shtytje për aktivitet fizik.

Kajsitë

Frutat si kajsitë dhe pjeshkët janë plot me beta karoten, i cili parandalon dëmtimet radikale. Trupi e shndërron këtë përbërës në vitaminë A, e cila eliminon mundësitë e shfaqjes së mjaft problemeve Një kajsi ka 17 kalori, 0 yndyra dhe 1 gram fibra. Ato mund të hahen të freskëta apo të thata, por në qoftë se janë shumë të buta, mund të kenë humbur përbërësit ushqyes.

Avokado

Ndihmon në uljen e kolesterinës dhe ngrit nivelin e HDL-së (lipoproteinës me densitet të lartë). Një fetë ka 81 kalori, 8 gramë yndyrë dhe 3 gramë fibra. Në vend të majonezës të cilën e konsumoni ne shtëpi, vendosni disa feta avokado ose salcë të bërë vete duke grirë avokadot./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

Ushqimet ultra të përpunuara dëmtojnë çdo organ në trupin e njeriut

Ushqimet ultra të përpunuara dëmtojnë çdo organ në trupin e njeriut

Çaji jeshil dhe benefitet kundër demencës

Çaji jeshil dhe benefitet kundër demencës

Me këto këshilla do të shpëtoni nga buzët e çara

Me këto këshilla do të shpëtoni nga buzët e çara

Cila është data më e preferuar për zgjedhjet e reja për LVV-në? – flet Halil Thaçi

Cila është data më e preferuar për zgjedhjet e reja për LVV-në? – flet Halil Thaçi

Vllasi: Gjendje e mjerueshme në Kuvend –asnjë parti nuk tregoi gatishmëri për kompromis

Vllasi: Gjendje e mjerueshme në Kuvend –asnjë parti nuk tregoi gatishmëri për kompromis

Dy të moshuar shpëtohen nga policia në Gjilan pas përmbytjes së shtëpisë

Dy të moshuar shpëtohen nga policia në Gjilan pas përmbytjes së shtëpisë

Emisioni “Info Nata” 19.11.2025

Emisioni “Info Nata” 19.11.2025

Maloku kritikon Osmanin: Luajti bixhoz me mandatarin e dytë dhe e zgjati krizën politike

Maloku kritikon Osmanin: Luajti bixhoz me mandatarin e dytë dhe e zgjati krizën politike

Bislimi: Kosova meriton statusin e vendit kandidat për BE

Bislimi: Kosova meriton statusin e vendit kandidat për BE

Nis takimi i presidentes me liderët politikë

Osmani i thërret partitë politike nesër në takim, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën