Stivi Frashëri dhe Ballkani kanë ndarë rrugët. Ekpi suharekas nëpërmjet një njofitmi në Facebook, ka bërë të ditur se kanë ndërprerë rrugët me portierin, Frashëri.
“Ju njoftojmë se pas dy sezoneve bashkë, FC Ballkani ka ndarë rrugët me portierin, Stivi Frashëri. Klubi e falënderon gardianin, pasi falë edhe kontributit të tij të madh, kemi arritur sukseset tona historike”, ka shkruar FC Ballkani.
Frashëri në dy sezone ka fituar titullin kampion me Ballkanin, derisa ka të fituar edhe Superkupën e Kosovës.