TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Franca përballet me krizë politike pas rezultatit të zgjedhjeve

nga TËVË 1
1 vit më parë
0
A A
Franca përballet me krizë politike pas rezultatit të zgjedhjeve

Qytetarë të mbledhur pranë Pallatit të Republikës pas rundit të dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë më 7 korrik 2024.

Në Francë më 8 korrik pritet të nisin negociatat për formimin e Qeverisë së re, teksa vendi po përballet me një Parlament “të varur”, pas rritjes së papritur të bllokut të krahut të majtë në zgjedhjet e së dielës, që bllokoi përpjekjen e ekstremit të djathtë të vijë në pushtet.

Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë doli fuqia dominuese në Asamblenë Kombëtare pas zgjedhjeve të së dielës, por asnjë grup nuk ka fituar vetëm shumicën dhe ka mundësi që ky front të formojë një qeveri të pakicës apo të synojë ndërtimin e një koalicioni më të gjerë.

Reklamë

Rezultatet e zgjedhjeve ishin një goditje e madhe për presidentin francez, Emmanuel Macron, duke paralajmëruar një periudhë të paqëndrueshmërisë politike vetëm disa javë para se Parisi të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike.

Macron përfundoi me një Parlament jashtëzakonisht të fragmentuar, që pritet të dobësojë rolin e Francës në Bashkimin Evropian dhe më gjerë dhe do ta bëjë të vështirë për këdo që të shtyjë përpara agjendat e brendshme.

E majta fitoi 182 ulëse, aleanca centriste e Macronit 168 dhe Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen dhe aleatët 143, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të publikuara nga gazeta Le Mond.

“Sipas logjikës së institucioneve tona, Emmanuel Macron duhet që zyrtarisht sot të ftojë Frontin e Ri Popullor që të nominojë një person për kryeministër”, tha liderja e të Gjelbërve, Marine Tondelier, një prej shumë figurave të Frontit të Ri Popullor që shihet si kandidate potenciale për këtë post.

“A do ta bëjë ai këtë? Si gjithmonë, presidenti na befason. Le ta shohim”, tha ajo për Radio RTL.

Kryeministri Gabriel Attal tha se do të dorëzojë dorëheqjen, por është e paqartë nëse dorëheqja do të pranohet menjëherë nga presidenti, duke pasur parasysh detyrën për formimin e një qeverie. Attal tha se ai është i gatshëm që qëndrojë si kryeministër në detyrë.

Partitë e Frontit të Ri Popullor – ku bëjnë pjesë Partia Komuniste Franceze, Franca e Panënshtruar nga krahu i majtë, të Gjelbërit dhe Partia Socialiste – u takuan gjatë natës për bisedimet e para se si të veprojnë pas zgjedhjeve.

Udhëheqësi i “Franca e Panënshtruar”, Jean-Luc Melenchon, tha se kryeministri i ri duhet të jetë nga Fronti i Ri Popullor. Megjithatë, ky bllok nuk ka lider dhe partitë që janë pjesë e këtij fronti janë thellësisht të ndara lidhur me atë se kush duhet të jetë kandidat për kryeministër, shkruan REL. Disa prej figurave centriste, përfshirë Edouard Philippe, ish-kryeministër gjatë udhëheqjes së Macronit, tha se është i gatshëm të punojë për një marrëveshje që të ketë një ekzekutiv të qëndrueshëm, por shtoi se nuk janë të gatshëm të punojnë me partinë e Melenchonit, që shumë nga centristët në Francë e shohin po aq ekstremiste sa Tubimi Kombëtar.

Rezultatet e partisë së Le Pen ishin shumë larg nga sondazhet e mëhershme që parashihnin një fitore të Tubimit Kombëtar.

Aleanca e majtë dhe ajo centriste bashkëpunuan pas rundit të parë të zgjedhjeve, duke tërhequr kandidatët – kur kishte gara në mes të tre kandidatëve – në mënyrë që të bashkonin forcat kundër Tubimit Kombëtar.

Le Pen, e cila me gjasë do të jetë kandidatja e partisë së saj për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, tha pas zgjedhjeve se Tubimi Kombëtar ka shënuar fitore në krahasim me zgjedhjet paraprake, duke trazuar rrugën për të ardhmen.

“Fitorja jonë thjesht është vonuar”, tha ajo.

Tags: Emmanuel Macronfrancarezultati i zgjedhjeve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zonja e Parë e Turqisë i shkruan Melania Trump për situatën në Gaza

Zonja e Parë e Turqisë i shkruan Melania Trump për situatën në Gaza

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumi   

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumi   

Autobusi me turistë në ShBA del nga rruga, ka të vdekur e të lënduar

Autobusi me turistë në ShBA del nga rruga, ka të vdekur e të lënduar

Qyteti i Gazës edhe zyrtarisht në zi të bukës

Qyteti i Gazës edhe zyrtarisht në zi të bukës

Dermatologët zbulojnë se cila është koha më e mirë për të përdorur serumin me vitaminë C

Dermatologët zbulojnë se cila është koha më e mirë për të përdorur serumin me vitaminë C

Ëmbëlsirat që na dëmtojnë më shumë dhëmbët

Ëmbëlsirat që na dëmtojnë më shumë dhëmbët

Pritjet për të dalë nga Kosova te Dheu i Bardhë po zgjasin mbi 1 orë

Mërgimtarët presin deri në 1 orë te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

Tentimi i 35-të sot në Kuvend

Deputetët mblidhen sërish sot për përpjekjen e radhës për zgjedhjen e kryeparlamentarit

E diela me diell dhe vranësira

E diela me diell dhe vranësira

Serbia arreston një shqiptar në kufirin me Preshevë, kapet me heroinë

Barcelona përmbys Levanten në pjesën e dytë

Barcelona përmbys Levanten në pjesën e dytë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X