Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i ka bërë thirrje Qeverisë të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për deeskalimin e situatës në veri.
Francezi ka shtuar se nuk ka asnjë justifikim për sulmet e sotme dhe ato duhet të ndalojnë.
“Nuk ka asnjë justifikim për sulmet e dhunshme kundër Kfor-it dhe shtypit. Ata duhet të ndalojnë. Mendimet e mia shkojnë për të gjitha viktimat. Mbështetje e plotë për @NATO_KFOR. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme për deeskalimin e situates”, ka shkruar Guerrot.