TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Franca, Gjermania dhe Britania me thirrje të përbashkët kundër bllokadës humanitare të Izraelit në Gaza

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Izraeli akuzohet se po përdorë urinë si armë lufte, pas bllokimit të ndihmave në Gaza

Foto: Arkiv

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe në një thirrje të përbashkët kanë dënuar të mërkurën bllokadën e vazhdueshme izraelite të ndihmës humanitare në Gaza, duke kërkuar që menjëherë të rifillohet me shpërndarje të pakufizuar të ndihmave dhe për një ripërtrirje të armëpushimit.

“Izraeli tani ka bllokuar plotësisht hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza për më shumë se pesëdhjetë ditë,” thanë ministrat e jashtëm në një deklaratë, duke paralajmëruar për pasoja të tmerrshme për popullatën palestineze.

“Furnizimet thelbësore ose nuk janë më të disponueshme ose mbarojnë shpejt. Civilët palestinezë – duke përfshirë një milion fëmijë – përballen me një rrezik akut të urisë, sëmundjeve epidemike dhe vdekjes. Kjo duhet të marrë fund.”

Duke bërë krahasimin me gjendjen e mëparëshme ku ndihma së paku ishte në gjendje të jepej nga OKB-ja dhe OJQ-të ndërkombëtare, situatën e tanishme të bllokimit total, ministrat e përshkruajnë si “të patolerueshme”.

Ata shprehën gjithashtu mosmiratim të fortë për vërejtjet e fundit të ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz dhe planet që sugjeronin një prani të zgjatur izraelite në Gaza pas luftës.

“Komentet e fundit të ministrit Katz që politizojnë ndihmën humanitare dhe planet izraelite për të qëndruar në Gaza pas luftës janë të papranueshme – ato dëmtojnë perspektivat për paqen.

Ndihma humanitare nuk duhet të përdoret kurrë si një mjet politik dhe territori palestinez nuk duhet të zvogëlohet apo t’i nënshtrohet ndonjë ndryshimi demografik. Izraeli është i detyruar sipas ligjit ndërkombëtar të lejojë kalimin e papenguar njerëzor.”

Zemërimi u shpreh edhe për sulmet izraelite që kanë shënjestruar personelin humanitar dhe mjekësor dhe infrastrukturën, raporton Anadoly.

“Ne përsërisim zemërimin tonë ndaj sulmeve të fundit nga forcat izraelite ndaj personelit humanitar, infrastrukturës, objekteve dhe objekteve të kujdesit shëndetësor”, thuhet në deklaratë.

Deklarata përfundoi me një thirrje të ripërtërirë për t’i dhënë fund armiqësive dhe një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka mbyllur kalimet e Gazës, duke bllokuar të gjitha llojet e furnizimeve që të hyjnë në enklavë.

Që nga fillimi i luftës në tetor 2023, lufta e Izraelit në Gaza  ka vrarë më shumë se 51,000 palestinezë në enklavë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmet izraelite në Liban: 10 të vrarë në 24 orë, shkatërrohet ura kyçe mbi lumin Litani

Sulmet izraelite në Liban: 10 të vrarë në 24 orë, shkatërrohet ura kyçe mbi lumin Litani

Kryetari i Parlamentit iranian mohon negociatat me SHBA-në, i quan lajme të rreme

Kryetari i Parlamentit iranian mohon negociatat me SHBA-në, i quan lajme të rreme

Turqia angazhohet në ndërmjetësim rajonal pas ofensivës amerikano-izralite kundër Iranit

Turqia angazhohet në ndërmjetësim rajonal pas ofensivës amerikano-izralite kundër Iranit

Irani mohon sulmin mbi bazën Diego Garcia, e quan “sulm të rremë izraelit”

Irani mohon sulmin mbi bazën Diego Garcia, e quan “sulm të rremë izraelit”

Rama paralajmëron gjoba dhe konfiskim për automjetet pa kontratë me NPL “Gjelbër”

Rama paralajmëron gjoba dhe konfiskim për automjetet pa kontratë me NPL “Gjelbër”

“Dardanët” të kompletuar që në stërvitjen e parë

“Dardanët” të kompletuar që në stërvitjen e parë

Goditet nga vetura një këmbësore në Prizren, dërgohet në QKUK

Lëndohet këmbësori pas goditjes nga motoçikleta në Prishtinë

Osmani kujton ish-sekretaren Albright në 4-vjetorin e vdekjes: Na ndihmoi ta shkruajmë historinë

Osmani kujton ish-sekretaren Albright në 4-vjetorin e vdekjes: Na ndihmoi ta shkruajmë historinë

Beqiragiq vazhdon me Trepçën

Beqiragiq vazhdon me Trepçën

​ZMNV: 39 raste të trajtuara prej tyre 35 prej tyre dhunë në familje

​ZMNV: 39 raste të trajtuara prej tyre 35 prej tyre dhunë në familje

Një nga personat në listën “EU Most Wanted” bie në prangat e Policisë së Kosovës

Një nga personat në listën “EU Most Wanted” bie në prangat e Policisë së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën