TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fraksionet palestineze kundër forcës ndërkombëtare në Gaza

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Hamas kërkon reagim urgjent nga bota islame për urinë në Gaza

Fraksionet e rezistencës palestinezë kanë paralajmëruar  se drafti i rezolutës së Shteteve të Bashkuara për të vendosur një forcë ndërkombëtare në Gaza është një përpjekje për të imponuar kujdestari të huaj në territorin palestinez.

Në një deklaratë të përbashkët, fraksionet thanë se mandati i propozuar do të hapte rrugën për “dominim të jashtëm mbi vendimin kombëtar palestinez”.

Sipas tyre kjo do të dërgonte në marrjen e të drejtave të palestinezëve për të vendosur dhe qeverisur punët e tyre.

Grupet theksuan se çdo përpjekje humanitare duhet të menaxhohet përmes “institucioneve kompetente palestineze” nën mbikëqyrjen e OKB-së, bazuar në respektin për sovranitetin palestinez dhe nevojat e popullsisë, dhe të lirë nga përpjekjet për të përdorur ndihmën si një mjet politik ose sigurie për të riformësuar realitetin e brendshëm të Gazës.

Fraksionet poashtu hodhën poshtë çdo përpjejke për çarmatim apo ndalim të përpjekjes legjitime ndërkombëtare të popullit palestinez për t’i rezistuar pushtuesit izraelit.

Grupet thanë se çdo mision ndërkombëtar, nëse krijohet, duhet të bjerë plotësisht nën autoritetin e OKB-së, të koordinohet ekskluzivisht me institucionet zyrtare palestineze dhe të kufizojë detyrat e tij në mbrojtjen e civilëve, sigurimin e shpërndarjes së ndihmës dhe ndarjen e forcave – pa u bërë një autoritet sigurie ose administratë mbikombëtare.

Ata gjithashtu hodhën poshtë çdo formë të pranisë ushtarake të huaj, kujdestarisë ose bazave ndërkombëtare brenda Gazës, duke i quajtur masa të tilla një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit palestinez, ka cituar Anadolu.

Ata bënë thirrje për mekanizma ndërkombëtarë që ta mbajnë Izraelin përgjegjës për shkeljet e tij të vazhdueshme, duke përfshirë përgjegjësinë për sigurinë civile dhe përkeqësimin e krizës humanitare që rezulton nga kontrolli i Izraelit mbi kalimet kufitare të Gazës.

Deklarata arriti në përfundimin se një kornizë arabo-islamike për administrimin e Gazës është modeli më i pranueshëm dhe se çdo marrëveshje e ardhshme duhet të bazohet në “vullnetin e lirë palestinez” dhe unitetin e tokës, popullit dhe kauzës.

Korniza arabo-islamike parashikon që Hamasi t’ia dorëzojë administrimin e Gazës një komiteti administrativ palestinez të përkohshëm të teknokratëve të pavarur.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj: Humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

Kurti pas takimit me Noel Malcolm: Kosova ka nevojë për zëra që mbrojnë të vërtetën

Kurti pas takimit me Noel Malcolm: Kosova ka nevojë për zëra që mbrojnë të vërtetën

​Mbështetja financiare nga ministria, drejtuesit e federatave: Kemi nevojë për më shumë

​Mbështetja financiare nga ministria, drejtuesit e federatave: Kemi nevojë për më shumë

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën