TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit

by teve1
1 vit ago
0
A A
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit

Mes njoftimeve kundërthënëse mbi të ardhmen e Rusisë në Siri, mjetet ushtarake ruse kanë filluar të largohen nga province Lakatia, vendilindja e diktatorit të rënë Bashar al-Assad dhe të atit të tij Hafez al-Assad, i cilësuar atje si “udhëheqësi i pavdekshëm”.

Automjete të rënda të ushtrisë dhe avionë po largohen nga baza ushtarake ruse në provincën Lakatia në Siri.

Në raportimet mediatike dhe në komunikimet në rrugët e qytetit ka të dhëna kontradiktore, se ku po shkojnë këto mjete.

Disa thonë se po largohen nga Siria. Disa të tjerë thonë se jo.

Në një lagje aty pranë, ka ende dyqane me tabela në rusisht, kryesisht për të plotësuar nevojat që mund të kenë ushtarët. Disa vendas i thane Zërit të Amerikës se druhen se grupet e pakicave në Siri do të jenë në rrezik pa mbrojtjen nga Rusia, pas rënies së regjimit të Bashar al-Asadit.

Të tjerë thonë se lëvizja e rusëve është një sinjal se lufta po mbaron.

Ushtarë nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, grupi rebel që e shtriu me shpejtësi aktivitetin në githë Sirinë pas rënies së regjimit, thonë se, kjo është një arsye për të festuar. “Ka shumë gëzim. Dhe kur ata të largohen, unë do të jem edhe më i lumtur”, shprehet ai.

Në anën tjetër të Latakias, provincës që është vendlindja e familjes Assad, në këtë tabelë shkruhet: “Varri i Hafez al-Assad, udhëheqësit të pavdekshëm”.

Hafezi ishte i ati i Bashar al-Assadit që gjithashtu kujtohet si një diktator i egër.

Edhe në këtë zonë pro-Asadit, në mbishkrimet në mur bëhet thirrje për hakmarrje për vdekjen e viktimave të panumërta në burgjet e Asadit, ku të burgosurit u torturuan dhe u vranë. Zëri i Amerikës u takua me familje nga pjesë të tjera të Sirisë, të cilët po kërkojnë trupat e të dashurve të tyre.

“Janë arrestuar kaq shumë njerëz sa që nuk mund t’i numërojmë. Ne po kërkojmë të dashurit tanë më të afërt, xhaxhallarët dhe vëllezërit. Nuk ka familje që nuk i mungojnë dy ose tre pjesëtarë”, thotë Ahmed Maarowi, i afërm i një të burgosuri të zhdukur.

Rusia ishte një aleate e ngushtë e qeverisë së Asadit, e cila në vitin 2015 u përfshi në Luftën Civile të Sirisë, për të mbrojtur regjimin.

Në pjesë të tjera të Sirisë, vendasit thonë se bombat ruse ishin përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin.

Por në Latakia, ku shumë njerëz druhen se do të shihen padrejtësisht si të lidhur me regjimin e rënë kur të formohet qeveria e re, disa banorë janë të shqetësuar se çfarë do të bëhet me ta nëse rusët, që i cilësojnë miq të tyre, do të largohen nga vendi./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 20 të vdekur nga përplasja e dy trenave në Spanjë

Mbi 20 të vdekur nga përplasja e dy trenave në Spanjë

Presidenti sirian shpall armëpushim dhe marrëveshje të plotë integrimi midis qeverisë dhe SDF-së

Presidenti sirian shpall armëpushim dhe marrëveshje të plotë integrimi midis qeverisë dhe SDF-së

Gjykatësit në Maqedoninë e Veriut i gjenden në murin e shtëpisë 350 mijë euro të fshehura

Gjykatësit në Maqedoninë e Veriut i gjenden në murin e shtëpisë 350 mijë euro të fshehura

Rutte bisedon me Trumpin lidhur me situatën në Grenlandë

Rutte bisedon me Trumpin lidhur me situatën në Grenlandë

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Emergjenca në QKUK për dy ditë trajtoi 900 raste

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Një grua gjendet e vdekur në Fushë – Kosovë, Policia nis hetimet

Zhduket një vajzë në Malishevë

Një grua raportohet e zhdukur në Lipjan

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

Arrestohet një person për sulm ndaj policëve, dy të lënduar

Juventusi rikthen interesimin për Xhakën

Xhaka rrëfen pse zgjodhi Sunderlandin

KQZ miraton ndryshimin e rregullores për votim dhe regjistrim jashtë vendit

KQZ sot diskuton për procesin e rinumërimit të deritashëm të vendvotimeve

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Azemi: Vendimi për pagën minimale të respektohet, përndryshe ndërmarrim masa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën