Kosova sonte nis ciklin e ri kualifikues për Kupën e Botës të vitit 2026, ku do të përballet me Zvicrën në Bazel.
Takimi nis me fillim nga ora 20:45 dhe luhet në “St. Jakob-Park”.
Një mungesë e madhe e Kosovës, para kësaj sfide ëshë ajo e Edon Zhegrovës i cili ditë më parë u transferua tek Juventusi, dhe do të mungojë për dy ndeshjet e para.
Ani pse me trup nuk është në Zvicër, ylli dardan ka dal me një mesazh mbështetës për bashkëlojtarët e tij para ndeshjes.