TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Forbes promovon platformen e krijuar në Kosovë

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Forbes promovon platformen e krijuar në Kosovë

Erudera

Me rastin e lansimit të platformës Erudera, një platformë globale, e krijuar nga një ekip në Prishtinë, që mundëson kërkimin më të lehtë të universiteteve dhe programeve akademike përmes inteligjencës artificiale, revista Forbes i ka dedikuar një shkrim platformes.

Platforma është një risi në fushën e edukimit të lartë, suksesi i së cilës tashmë po dëshmohet ndërkombëtarisht duke iu bashkuar listës së platformave të suksesshme për të cilat shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Në një intervistë për Forbes, Gent Ukëhajdaraj, CEO në Erudera, tregoi misionin e kësaj platforme.

“Misioni ynë me Erudera është të arrijmë që në fillim të fazës së kërkimit, studentët t’i bashkojmë me universitetin e duhur duke përdorur platformën tonë dhe t’i udhëzojmë ata gjatë këtij rrugëtimi deri në fund. Dua që të mendoni rreth kësaj për një sekondë: një adoleshent me një sasi të kufizuar informacionesh është gati të marrë një vendim që do të përcaktojë pjesën tjetër të jetës së tij/saj. Ne duam t’i ndihmojmë ata të bëjnë zgjedhjen e duhur.”

Erudera u prezantua për herë të parë në MatchIN Investor Forum në Tiranë, më 29 prill, organizuar nga Swiss Entrepreneurship Program.

Në këtë organizim morën pjesë 20 startup-et më të mira nga Ballkani Perëndimor si dhe mbi 50 investitorë nga e gjithë bota.

Erudera ishte një ndër idetë që mori më së shumti vëmendje në këtë ngjarje. CTO në Erudera, Betim Drenica, tha për Forbes se ajo çka e veçon Eruderen është përdorimi i inteligjences artificiale.

“Ne jemi duke përdorur teknologjinë më të fundit në Erudera dhe sapo të kemi më shumë përdorues dhe të dhëna, do të fillojmë të shohim magjinë e vërtetë të platformës. Është e mahnitshme se çfarë mund të arrihet me inteligjencën artificiale dhe machine learning nëse keni komponentët kryesorë, e që janë të dhënat. E ardhmja është e ndritshme për studentët, universitetet dhe gjithësecilin në arsimin e lartë.”

Sipas Donjeta Pllana, zyrtare për komunikim në Erudera, deri më tash, më shumë se 2,000 studentë janë regjistruar në platformë për të marrë informacione për të paktën një program dhe synimi është të shtohen 300 përdorues të ri brenda një dite përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Erudera ofron mbi 23,000 profile universitetesh dhe rreth 64,000 programe individuale akademike. Studentet që regjistrohen në platformë marrin rekomandime të personalizuara bazuar në profilin e tyre individual, arritjet akademike, perspektivat e karrierës dhe preferencat personale, me ç’rast mund të personalizojnë kërkimin e tyre për opsionet e mundshme në edukimin postsekondar.

Sipas të dhënave të fundit, më shumë se gjashtë milionë studentë në mbarë botën studiojnë jashtë vendit, por edhe shumë universitete janë vazhdimisht në kërkim të studentëve ndërkombëtarë, veçanërisht pas rënies së numrit të regjistrimeve si pasojë e pandemisë.

Erudera është themeluar nga dy kompani me bazë në Prishtinë, Inquero LLC, lider në publikimin e informacioneve rreth edukimit të lartë me mbi 9 milionë përdorues, si dhe Quantix LLC, kompani e zhvillimit softuerik e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve përmes Inteligjences Artificiale (AI) dhe Machine Learning.

ShareTweet

Postime të ngjashme

5 gjëra që s’e dinit se ChatGPT mund t’i bëjë për ju çdo ditë

5 gjëra që s’e dinit se ChatGPT mund t’i bëjë për ju çdo ditë

Nokia investon miliarda në Inteligjencën Artificiale në SHBA!

Nokia investon miliarda në Inteligjencën Artificiale në SHBA!

YouTube teston mundësinë e dërgimit të mesazheve direkte

YouTube teston mundësinë e dërgimit të mesazheve direkte

Nasa publikon fotot e kometës Atlas

Nasa publikon fotot e kometës Atlas

Prishtina – Suhareka, përballja më interesante e ditës, në kuadër të Kupës

Futboll, mësohen çiftet e 1/16 në Kupën e Kosovës

BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

BE: Serbia po shkel Marrëveshjen e Ohrit

Italia miraton ligjin që e dënon vrasjen e femrave me burgim të përjetshëm

Italia miraton ligjin që e dënon vrasjen e femrave me burgim të përjetshëm

Mehmeti në Premier League, bashkëlojtar me Brojën

Mehmeti në Premier League, bashkëlojtar me Brojën

Qytetarët e fshatit Çabër ankohen për shkëputje selektive të rrymës, serbët me furnizim të pandërprerë

Qytetarët e fshatit Çabër ankohen për shkëputje selektive të rrymës, serbët me furnizim të pandërprerë

Caktohet stadiumi për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Caktohet stadiumi për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

RIDA Italia organizon forumin ekonomik “Ponti d’Impresa – Ura Ekonomike Itali–Shqipëri” në Romë më 12 dhjetor 2025

RIDA Italia organizon forumin ekonomik “Ponti d’Impresa – Ura Ekonomike Itali–Shqipëri” në Romë më 12 dhjetor 2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën