TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FOL: Programi i Qeverisë u përballë me sfida serioze të cilat penguan arritjen e objektivave

by tëvë1
2 vjet ago
19
A A
FOL: Programi i Qeverisë u përballë me sfida serioze të cilat penguan arritjen e objektivave

Lëvizja FOL ka publikuar sot analizën e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.

Mexhide Demolli -Nimani, drejtore e Lëvizjes FOL tha se zbatimi i këtij program është përballur me sfida serioze.

Ajo tha se me ketë qeveri e cila kaloj mandatin e plotë ka qenë me e lehtë të analizohet programi katër vjeçar.

“Duke qene se është qeveria e parë me mandat të plotë që nga shpallja e pavarësisë ne kemi bërë edhe një analizë të Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025, i miratuar më 7 maj 2021. Program ky që paraqiti një vizion ambicioz për zhvillimin ekonomik, social dhe institucional të vendit. Megjithatë, zbatimi i këtij programi është përballur me sfida serioze që kanë penguar arritjen e objektivave kryesore. Ndër sfidat kryesore janë vonesat në miratimin e politikave, defektet legjislative dhe mungesa e koordinimit ndër-institucional”, tha Demolli-Nimani, thuhet në komunikatën e FOL.

Programi i Qeverisë ka paraparë dy prioritet kryesore të asaj kohe që kanë qenë menaxhimi i pandemisë COVID 19 dhe ringjallja ekonomike. Kurse, sa i përket aspektit sektorial, Programi i Qeverisë është i ndarë në 18 prioritete, ku përfshihen: Shëndeti publik dhe mbrojtja sociale, Sundimi i ligjit, Rendi dhe siguria publike, Qeverisja, Të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore, Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të komuniteteve, ETJ.

Sipas Demolli-Nimani, në mënyrë që të zbatohet Programi, Qeveria është dashur të ndërmarrë veprime për miratimin e ligjeve si hapa paraprakë në zbatim të programit.

“Megjithatë, një nga problemet më të dukshme ka qenë vonesa në miratimin dhe zbatimin e ligjeve. Një numër i madh projektligjesh të miratuara nga Kuvendi i Kosovës janë kontestuar për shkelje procedurale dhe janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Për shembull, në dhjetor 2024, një grup deputetësh dorëzoi 16 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, duke e akuzuar qeverinë për mosrespektim të procedurave ligjore”, tha Demolli – Nimani.

Burbuqe Kastrati, menaxhere e projektit në Lëvizjen FOL listoi dhe ministritë të cilat s’kanë planifikuar asnjë aktivitet për periudhën janar-dhjetor 2024 të cilat janë; Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal. Pra ka aktivitete në Planin Kombëtar Zhvillimor realizimi i të cilave është paraparë të bëhet përgjatë disa viteve. Por, FOL ka bërë monitorimin e aktiviteteve të parapara që fillojnë në janar dhe përfundojnë në dhjetor 2024.

 

 

Analiza e plotë e publikuar nga FOL

Tags: FOLprogrami qeverises
Share3Tweet2

Postime të ngjashme

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën