TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Foda synon fitoren në Oslo

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Foda publikon listën të enjten

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda ka konfirmuar se synon ta mposht Norvegjinë në miqësoren e këtij muaji.

Foda ka thënë se ekipi është përgatitur mirë gjatë këtij grumbullimi dhe në fushë do të futet për ta fituar ndeshjen, ndonëse ka pranuar se nuk do të jetë lehtë.

Kosova do të përballet me Norvegjinë të mërkurën prej orës 19:00 në Oslo, në miqësoren e vetme të këtij muaji. Foda shtoi se gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë, por nuk dha shumë detaje për formacionin me të cilin do të paraqitet kundër Norvegjisë.

Sigurisht, ai ka thënë se i vjen keq që nuk këtë grumbullim me ekipin nuk kanë mundur të bashkohen Milot Rashica e Florent Muslija për shkak të lëndimit por ka shtuar se ka besim të madh në pjesën tjetër të lojtarëve.

Foda zbuloi se maksimalisht është munduar ta bëjë gati ekipin në këtë grumbullim duke munduar që ekipit t’ia instaloj sistemin e lojës që dëshiron të luaj. Ai ka thënë se dëshiron më të mirën ndaj një kundërshtari të fortë si Norvegjia, që ka lojtarë si Erling Haaland e Martin Odegaard.

Ka pranuar se dëshira e tij është ta fitoj këtë miqësore, por ka shtuar se me e rëndësishme është mënyra se si do të paraqitet Kosova në fushë. Përkrah trajnerit Foda në konferencën për shtyp është paraqitur edhe mesfushori Valon Berisha, i cili ka pranuar forcën e Norvegjisë por ka shtuar se Kosova do të përpiqet të bëjë lojën e saj dhe sigurisht se do ta kërkoj fitoren në këtë miqësore.

Pas konferencës, Kosova ka mbajtur stërvitjen e parë dhe të fundit në Oslo para duelit me Norvgjinë. “Dardanët” të hënën pasdite kanë ateruar në Oslo kurse prej fillimit të grumbullimit kanë stërvitur në kampin nacional të FFK-së në Hajvali.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Klubi i madh brazilian nis punën për t’i marrë Shqipërisë trajnerin Sylvinho

Klubi i madh brazilian nis punën për t’i marrë Shqipërisë trajnerin Sylvinho

Teherani pretendon se ka goditur drejtpërdrejt zyrën e Netanyahut

Paralajmërim nga Teherani: Do të përgjigjemi pa kufizime nëse Donald Trump zbaton kërcënimin

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Haxhiu pret në takim Avokatin e Popullit të Kosovës dhe Shqipërisë

Trump thotë se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse nuk ka marrëveshje me Teheranin

Trump thotë se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse nuk ka marrëveshje me Teheranin

Debat në Komisionin për Siguri, Musliu deputetëve të LVV-së: Sot jeni në pushtet, nesër mund të jemi ne

Debat në Komisionin për Siguri, Musliu deputetëve të LVV-së: Sot jeni në pushtet, nesër mund të jemi ne

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Artemis II përfundon misionin drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Artemis II përfundon misionin drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Nisin punimet për sanimin e rrugës në Carralevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën