TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Foda flet për Slloveninë, mungesat e Kosovës dhe kohën kur e mposhte trajnerin slloven Kek

by tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Foda flet për Slloveninë, mungesat e Kosovës dhe kohën kur e mposhte trajnerin slloven Kek

Përzgjedhësi Franco Foda ka bërë të ditur se ndaj Sllovenisë do të mungojë Lumbardh Dellova.

Dellova ka pasur paraqitje të mira për Kosovën, por për shkak të lëndimit nuk do të luajë të premten mbrëma. 

“Dellova është i lënduar dhe nesër nuk do të luajë për Kosovën”, ka deklaruar Foda. 

Përzgjedhësi i Kosovës ka folur edhe për një fitore ndaj Sllovenisë në të kaluarën, kur e drejtoi Austrinë. 

“Jam përballur dy herë si trajner i Austrisë ndaj Sllovenisë në kualifikimeve të ndryshme. Kemi fituar edhe 1:0. Ka qenë vështirë sepse Sllovenia ka defensivë të mirë dhe pranon pak gola. Për ne është e rëndësishme është të koncentrohemi në mbrojtje dhe të shënojmë gola. Kemi edhe publikun prapa nesh, “Dardanët”, duhet të luajmë para dhe të krijojmë mundësi shënimi. Kjo është e rëndësishme, të shënojmë”, theksoi Foda. 

Foda ka treguar se pjesa tjetër e ekipit është mirë. 

“Atmosfera është e mirë, përpos Dellovës janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për lojë. Tani e kemi edhe seancën e fundit stërvitore. Do të koncentrohemi në aspektin taktik. Shpresoj se nuk do të kemi të tjera lëndime. Jam më se i bindur se para publikut tonë, në vendin tonë, do të kemi paraqitje të mirë”, theksoi ai.

për ndeshjet e muajit tetor ndaj Sllovenisë dhe Suedisë, përzgjedhësi Foda ka thënë se ka ftuar lojtarët më në formë dhe është i lumtur me grupin që e ka. 

“Kapiteni Amir Rrahmani është prej më të mirëve në Kosovë, na mungon shumë, luan për Napolin dhe na mungon. Edhe Dellova na mungon. Kemi treguar ndaj Suedisë se edhe me gjithë mungesat ia kemi dalë, i kemi zëvendësuar. Me lojtarët që i kemi ftuar do të luajmë, këta që janë në listë kanë cilësinë dhe mund të përballen me Slloveninë. Haxha fatkeqësisht është sëmurë dhe nuk e kemi ftuar dikë tjetër. Kemi lojtarë mjaftë, Emërllahu nuk mund të luajë sepse është i suspenduar. Për ne është e rëndësishme të luajmë nga ndeshja e parë me pasion dhe me intensitet, në mënyrë që të fitojmë”, është shprehur Foda.

Përzgjedhësi Franco Foda ka folur edhe për përzgjedhësin Matjazh Kek të Sllovenisë, i cili të enjten gjatë ditës deklaroi se nëse mposhten nga Kosova, nuk është fundi i botës. 

“E kemi një grup mjaft të balancuar dhe është një nga grupet më të forta. Po luajmë në shtëpi dhe skuadra ka vetëbesim të mirë pas fitores ndaj Suedisë. Trajneri Kek, bota rrotullohet, jeta vazhdon. Ne do të punojmë dhe do të vazhdojmë. Në ditën e fundit do të dihet kush do ta fitojë grupin, kush do të përfundojë i dyti e kështu me radhë”, deklaroi Foda.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haaland hyn në “Klubin e 100-s” në kohë rekorde

Haaland hyn në “Klubin e 100-s” në kohë rekorde

Allegri për Ardon Jasharin: Dua të shoh gjendjen fizike të tij

Allegri për Ardon Jasharin: Dua të shoh gjendjen fizike të tij

Rutte: Investimi në mbrojte prej 5% të BPV-së përfshin ndihëm edhe për Ukrainën

Rutte: Investimi në mbrojte prej 5% të BPV-së përfshin ndihëm edhe për Ukrainën

Siria përshëndet votimin e 123 vendeve për largimin e Izraelit nga Lartësitë e pushtuara të Golanit

Siria përshëndet votimin e 123 vendeve për largimin e Izraelit nga Lartësitë e pushtuara të Golanit

Qytetarët ankohen për çmimet e larta të banesave: Më shtrenjtë në Prishtinë se në Vjenë

Qytetarët ankohen për çmimet e larta të banesave: Më shtrenjtë në Prishtinë se në Vjenë

Haaland hyn në “Klubin e 100-s” në kohë rekorde

Haaland hyn në “Klubin e 100-s” në kohë rekorde

Lista Serbe ankohet në PZAP për vendimin e KQZ-së

Lista Serbe dorëzon ankesë në PZAP për moscertifikimin e saj për zgjedhje nga KQZ

Allegri për Ardon Jasharin: Dua të shoh gjendjen fizike të tij

Allegri për Ardon Jasharin: Dua të shoh gjendjen fizike të tij

Njerëzit që flasin me veten janë më të suksesshëm?

Njerëzit që flasin me veten janë më të suksesshëm?

OKB përfundon misionin në Irak pas më shumë se dy dekadash

OKB përfundon misionin në Irak pas më shumë se dy dekadash

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Gjykata Supreme refuzon shumicën e ankesave për zgjedhjet lokale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën