Autori: Driton Sadiku
Kufiri shqiptaro-shqiptar në Vërmicë, të martën pati më shumë qarkullim.
Shumë qytetarë nga Shqipëria, erdhën në përkrahje të kombëtares së Kosovës, në ndeshjen më të rëndësishme të saj, për një vend në kampionatin botëror.
Me simbole të shtetit e të Ushtrisë Çlirimtare, shumë vetura i’a mësynë kryeqytetit.
Por jo vetëm nga Shqipëria.
Në përkrahje të Kosovës, dikush bëri goxha rrugë. Erdhi nga Amerika vetëm për ta parë ndeshjen, e madje bleu edhe biletë.
“Jam në Kosovë për ndeshjen e Kupës së Botës, dhe njerëzit më pyesin pse po mbështes Kosovën. Është sepse jam irlandez-amerikan, dhe Shqipëria dhe Kosova më kujtojnë Irlandën. Po, kam biletë. Po shkoj në stadium, do të qëndroj me hooligans-at. Nuk kam qenë kurrë në Kosovë para se të vija për ndeshjen. Miq, po. Po, kam takuar miq në Itali nga Shqipëria dhe Kosova, dhe janë tifozë të mëdhenj futbolli”, u shpreh një tifoz.
Në kryeqytetin historik Prizrenin, atmosfera disa orë para ndeshjes ishte e qetë.
Edhe prizrenasit shpresojnë në fitoren e Kosovës.
Ka prej tyre ndesh
Por ka prej atyre që ndeshjen e quajnë vllazerore, ani se me gjithë respektin për Turqinë, presin fitoren e Kosovës.
Dikush jep edhe parashikimin se cili do të jetë rezultati final.
Veç në kafiteri, ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të transmetohet edhe në një ekran gjigant në Shatërvan.



