TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Florian Marku kundër Chris Kongos në mars

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Florian Marku kundër Chris Kongos në mars

Boksieri shqiptar i kategorisë velter Florian Marku do të përballet me britanikun Chris Kongo në mars të këtij viti, raporton “Sky Sports”.

Dy boksierët janë pajtuar të përballen mes vete.

Ata kishin pasur një konfrontim mes vete në një konferencë për media në gusht të vitit të kaluar.

“Ai donte që ta shihnin njerëzit. E dija se e donte këtë përballje. Unë i thashë atij ‘së pari mposhti ata që të kanë mposhtur’ e më pas eja të flasim. Ai nuk po largohej dhe unë e shtyva”, ka sqaruar Marku.

Marku në boksin profesionist ka 13 fitore (8 KO) dhe një barazim.

Meçin e fundit ai e zhvilloi në shtator të vitit të kaluar, kur e nokautoi irlandezin Dylan Moran qysh pas 54 sekondave.

Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje. Ai humbjen e fundit e regjistroi në janar të vitit të kaluar. U mposht me pikë pas 12 rundeve nga Ekow Essuman në luftën për disa tituj, përfshirë edhe IBF European dhe WBC International.

“Ai, siç është temperament, më shtyu. Mund të vinte te një përleshje, por sigurimi ndërhyri. Jam i entuziazmuar që është arritur dakordimi për të boksuar. Kjo është ajo që doja, kjo është ajo që donin tifozët dhe do t’ua ofrojmë këtë. Është meç i mirë. Tash ai nuk ka se ku të shkojë. Ai duhet të luftojë me mua apo me këdo në Top 10 të Britanisë”, ka thënë Kongo. “Është mirë të ndeshet me mua tash, pasi kemi ndërtuar një raport”.

Por, Marku ka një paralajmërim për Kongon: “Ai do të pendohet. Do të pendohet që zgjodhi të përballet me mua”.

Marku thotë se do të jetë në formën më të mirë kur të vijë momentin i meçit.

“Ëndrra e tij u realizua. E di se ai do të stërvitet shumë për këtë përballje, pasi është përballja më e rëndësishme në jetën e tij deri më tash. Por, unë për çdo meç stërviti sikur të jetë më i rëndësishmi në jetën time dhe ai do ta kuptojë këtë”, tha Marku.

Promotori Ben Shalom ka thënë se është momenti që Marku të dëshmojë se është forcë në kategorinë velter.

“U bë aq personale dhe ka kuptim të organizohet ky meç. Floriani është boksier shumë, shumë i talentuar. Me punën që ka bërë me trajnerin Grant Smith, tash dua që të dëshmojë se nuk është vetëm figurë kulti”, ka thënë Shalom. “Kemi një Florian Marku të pjekur me një trajner fenomenal, dhe është të dëshmojë se është kërcënim serioz për kategorinë dhe meçi me Chris Kongon do ta dëshmojë këtë. Floriani duhet ta dëshmojë veten. Do të jetë meç i madh. Floriani në anën tjetër i ka dhënë Chris Kongos rastin dhe Chris duhte të fokusohet. Është një meç me peshë të madhe për të dy”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Uzuni gati për aventurën amerikane

Uzuni vazhdon me gola në SHBA

PSG arrin marrëveshje me portierin i cili do ta zëvendësojë Donnarumman

PSG arrin marrëveshje me portierin i cili do ta zëvendësojë Donnarumman

Refuzuan 170 milionë euro nga City, Chelsea tregon se për sa para e lejojnë largimin e anglezit

Refuzuan 170 milionë euro nga City, Chelsea tregon se për sa para e lejojnë largimin e anglezit

Real Madridi i hapur që t’i shesë tre yje këtë verë – me dyshime për dy të tjerë

Real Madridi i hapur që t’i shesë tre yje këtë verë – me dyshime për dy të tjerë

AKP-ja vazhdon shitjen e pronave, por ku ka mbetur procesi për shuarjen e saj?

AKP-ja vazhdon shitjen e pronave, por ku ka mbetur procesi për shuarjen e saj?

Deri në 12 vjet burg për zjarrvënie

Deri në 12 vjet burg për zjarrvënie

Banorët e Trudës 24-orë në luftë me zjarrin

Banorët e Trudës 24-orë në luftë me zjarrin

“Situata alarmante”, nga zjarret në Klinë digjen edhe shtëpi

“Situata alarmante”, nga zjarret në Klinë digjen edhe shtëpi

Fermerit nga Vitia iu dogjën 43 dele nga zjarri, i emocionuar flet për ngjarjen e rëndë

Fermerit nga Vitia iu dogjën 43 dele nga zjarri, i emocionuar flet për ngjarjen e rëndë

Lladorvci pasi nuk u kandidua për kryetar: Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre

Lladorvci pasi nuk u kandidua për kryetar: Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre

PDK-ja pas takimit për Asociacionin: Inkurajojmë Qeverinë për marrëveshje me njohje reciproke

PDK shpreson që Kushtetuesja do të qartësojë rrugën për themelimin e institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X