Nusret Zymberi, xhaxhai i 19 vjeçarit të vrarë me armë zjarri të dielën në Vushtrri ka mohuar të kenë pasur probleme me dikë.
Ai ka treguar se per rastin janë njoftuar nga Policia por ka thënë se ende nuk kanë informata zyrtare se për çfarë arsye ka ndodhur.
“Nuk kemi informata zyrtare pse ka ndodhur. Nuk kemi pas probleme me askend. Ka qene ne shpi e masi ka hanger iftar ka dal me shoqni si krejt te rinjtë qe po dalin. Mas një kohe na kane thirre policia ne telefon dhe na ka thënë kështu është rasti dhe kemi shkuar”, ka thënë ai.
Ndryshe, 19-vjeçari ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Lidhur me këtë rast, është arrestuar i dyshuari B.D., po ashtu 19-vjeç, i cili gjatë marrjes së deklaratës e ka pranuar se e ka kryer vrasjen./teve1.info/
I dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri e pranon fajësinë