TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Flet vëllai i gruas që u sulmua nga ish-burri me sëpatë, tregon si ndodhi e gjithë ngjarja

Në fshatin Gadime të Ulët, të Lipjanit mëngjesin e sotëm, një grua u sulmua nga ish-bashkëshorit i saj. Aktualisht i dyshuari është kapur. Gjendja e gruas është stabile.

by Tëvë1
57 minuta ago
0 0
A A

Autori: Adea Mustafaj

Në oborrin e kësaj shtëpie dyshohet që K.E, sulmoi ish gruan e tij në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit mëgjesin e së hënës.

Ani pse gruaja e kishte një urdhër mbrojtje që e ndalonte të dyshuarin t’i afrohej viktimës, ai arriti të depërtonte tek shtëpia ku ish-gruaja e tij jetonte.

Aty, me një sëpatë, dyshohet që iu vërsul viktimës S.A.

E më të keqen e ndalën fiqnjët,  të cilët intervenuan në dhënien e ndihmës së parë.

Derisa, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes, por i njëjti përfundoi në pranga të policisë pasditen e së hënës.

Se si nisi e gjithë ngjarja ku mbeti e plagosur S.A, tregoi për tëvë1, vëllau i viktimës në kushte anonimiteti.

Ai tha se ish-bashkëshorti i motrës së tij në mbrëmjen e së dielës, ishte tek dyert e oborrit të viktimës S.A. Andaj në orët e para të së hënës kishin kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës.

“Në mëngjes, nga gjysmë në tetë, e pashë në Gadime dhe e raportova policinë që ai është këndej. Ata thanë: “Nuk kemi asnjë njësit të lirë për me ardh në Gadime, po hajde raporto rastin.”Dej shkova unë atje e raportova rastin, i thashë: “Thirrni, kontaktoni, se ai po sillet.” Njëri polic tha: “Ne nuk mundem me ndal se nuk e ka ndalu me ardh këtu, po e ka afërsinë 100 metra sa është me ligj.”  Edhe unë, tu ardh se mu me vyke edhe një dëshmi se ai ish kon natën te dyert dhe e kish bo një foto, ja kish qu vellaut, po vëllau nuk ish këtu, ish në punë. Ata më thanë duhet me marr telefonin e vëllaut, me nxjerr foton dhe me dit prej cilit numër ka ardh, sakt, ku ne, sa ora u regjistru.  Une tu dasht me shku te vëllau, veç kur më  ka thirr motra ka qenë 08:40, qashtu diçka, se e ka sulmu. P”, ka thënë vëllau i viktimës

Televizioni kontaktoi komandantin e stacionit policor në Lipjan, Brahim Shatrolli i cili mohoi këto pretendime.

Kurse Prokuroria Themelore e Prishtinës, bëri të ditur që rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Ju njoftojmë, se po dyshohet se një burrë ka sulmuar bashkëshorten e tij me sëpatë. Ngjarja është duke u cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, sipas nenit 183 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Pas zhvillimeve hetimore në mënyrë intensive është arrestuar i dyshuari K.E., rreth orës 12:30 për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, ka njoftuar Shala

E gjendja e viktimës sipas Drejtorit të Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, është stabile.

“Gjendje stabile është për momentin, është duke u trajtuar në Qendrën e Emergjencës ende”, është shprehur Syla.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Rrjeti i Grave të Kosovës, duke theksuar që ky rast tregon edhe një herë se mungesa e zbatimit të plotë të Urdhrave për Mbrojtje vazhdon të rrezikojë jetën e grave në Kosovë, duke dështuar t’i ofrojë mbrojtjen që ligjërisht u takon.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por deri në momentin e publikimit të kronikës, nuk ka marrë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku pasi u nominua për kryeministër: Jam gati – Kosova ka nevojë për qeveri që punon, jo që shemb

Abdixhiku pasi u nominua për kryeministër: Jam gati – Kosova ka nevojë për qeveri që punon, jo që shemb

Ali Ahmeti pas takimit me Hamzën, Lladrovcin e Lushtakun: Vetëm të bashkuar arrihen fitoret më të mëdha

Ali Ahmeti pas takimit me Hamzën, Lladrovcin e Lushtakun: Vetëm të bashkuar arrihen fitoret më të mëdha

Kongresmenët amerikanë shkojnë në KFOR, Komandanti i informon për situatën e sigurisë

Kongresmenët amerikanë shkojnë në KFOR, Komandanti i informon për situatën e sigurisë

LDK zyrtarizon Abdixhikun kandidat për kryeministër, të hapur për Nismën

LDK zyrtarizon Abdixhikun kandidat për kryeministër, të hapur për Nismën

Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Kida

Kida emërohet trajner te Prishtina e Re

Anëtarësimi në KiE kushtëzohet me Asociacionin, Bislimi nga Berlini kërkon progres

Anëtarësimi në KiE kushtëzohet me Asociacionin, Bislimi nga Berlini kërkon progres

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën