TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Flamuri i Kosovës dhe fotografia e Presidentes mbeten në zyrat e kryetarëve serbë në veri, në Zubin Potok u ndryshua vetëm vendi

Në katër komunat veriore të vendit, Mitrovicë e Veriut, Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok, flamuri i Kosovës dhe fotografia e presidentes së shtetit, Vjosa Osmani janë në zyrat e kryetarëve. Sipas Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal ato janë aty dhe nuk janë lëvizur pavarësisht që në pushtet tash janë kryetarët serbë të Listës Serbe. Në Zubin Potok, televizioni ka siguruar pamje se i është lëvizur vendi flamurit dhe fotografisë.

by Fetije Kamberi
2 muaj ago
79 1
A A

Nga viti 2023, fotografia e presidentes së shtetit, Vjosa Osmani dhe flamuri i Kosovës qëndruan në ballë të zyrave.

Por me ardhjen në pushtet të Listes Serbe në katër komunat veriore, ato u lëvizën.

Në këtë fotografi që e ka siguruar televizioni, shihet se kryetari i ri i Zubin Potokut, Millosh Peroviq ia ka ndryshuar vendin.

Fotografia e të parës së shtetit nuk u pa as në një postim të publikuar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Milan Radojeviq.

Por asamblistja e Vetëvendosjes atje, Aida Ferati Doli thotë se flamuri është i vendosur brenda institucionit dhe zyrës së kryetarit.

Që simbolet shtetërore janë në vendin e tyre e thotë edhe ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se transferimi i pushtetit në këto komuna është realizuar në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin në fuqi për vetëqeverisjen lokale.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), konform mandatit të saj, ka monitoruar mbledhjet inaugurale në komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Transferimi i pushtetit në këto komuna është realizuar në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin në fuqi për vetëqeverisjen lokale. Në komunikimin zyrtar dhe jozyrtar që MAPL ka zhvilluar, është konstatuar se kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, në zyrat e tyre, i kanë të vendosura flamurin e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Edhe burime brenda komunës së Zvecanit thonë se flamuri gjendet ende në zyrën e kryetarit po që nuk dihet a i është ndryshuar vendi.

Share11Tweet7

Postime të ngjashme

Tromp nga Haga: Një vendim kundër Millosheviqit do ta bënte më të vështirë gjykimin e krerëve të UÇK-së

Tromp nga Haga: Një vendim kundër Millosheviqit do ta bënte më të vështirë gjykimin e krerëve të UÇK-së

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

Mimoza Kusari e pranon detyrën nga Rozeta Hajdari: Pas 15 viteve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë

Mimoza Kusari e pranon detyrën nga Rozeta Hajdari: Pas 15 viteve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

Cyrihu emërohet përsëri qyteti më i shtrenjtë në botë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Pse rripat e sigurimit kanë një lak prej pëlhure?

Pse rripat e sigurimit kanë një lak prej pëlhure?

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

Mimoza Kusari e pranon detyrën nga Rozeta Hajdari: Pas 15 viteve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë

Mimoza Kusari e pranon detyrën nga Rozeta Hajdari: Pas 15 viteve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën